• |
ide | kryesore

Drejtonte motomjetin në gjendje të dehur dhe humb kontrollin, plagoset 35-vjeçari dhe pasagjeri

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 35-vjeçar me inicialet J.S është arrestuar nga uniformat blu, pasi duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin.

Për pasojë është dëmtuar vetë 35-vjeçari si edhe pasagjeri M.Ç., 35-vjeç që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“- J. S., 35 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është dëmtuar vetë shtetasi J. S. dhe pasagjeri, shtetasi M. Ç., 35 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *