• |
ide | kryesore

Haaland prezantohet te Manchester City, me ‘urrejtje’ për United: “Nuk më pëlqen as ti përmend emrin”

-Instant, Sport



Erling Haaland prezantohet përpara Manchester City ashtu si tifozët e Citizens do ta kishin ëndërruar në mendimet e tyre më të fshehta. Norvegjezi mbërriti në Angli nga Borussia Dortmund për 51 milionë paund dhe është i etur për të nisur aventurën e tij të re nën urdhërat e Guardiolës, aq sa nuk ka ngurruar ta trazojë edhe më shumë Mancesterin (rreth 10 mijë tifozë e kanë pritur sulmuesin sipas vlerësimeve të klubit) me një pickim ndaj rivalëve të qytetit, United.

“Mezi pres të filloj. Jam i sigurt se do të argëtohemi së bashku. E kur argëtohem shënoj gola. E skuadra fiton, është vërtet kaq e lehtë”. Këto ishin fjalët e para të lojtarit të ri të Manchester City, që zbarkoi në Angli pas përvojës së tij me Borussia Dortmund. I pritur nga mijëra tifozë para City Of Manchester, 21-vjeçari u prezantua para fansave së bashku me dy blerje të tjera, Julian Alvarez dhe Stefan Ortega Moreno. “Idhulli im i parë ishte padyshim babai im, por në shtëpi jam plot me fanella të Sergio Agueros. Është mirë të jesh këtu, do të argëtohemi së bashku”.

“Unë kam nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, kështu që ne duhet të fillojmë që aty,” vazhdoi Haaland. Më pas ai vlerësoi skuadrën e tij të re: “Kam luajtur kundër tyre vitin e kaluar dhe kur ndeshesh është krejtësisht ndryshe nga TV. Nuk e kam prekur topin për 25 minuta. Në një moment i thashë Gundogan ‘Ilkay, të lutem ndalo së bërë këtë tiki-taka. Manchester City është një ekip fantastik, edhe më i veçantë për mua, sepse babai im luajti këtu për disa vite”. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, pickimi ndaj rivalëve të qytetit të United: “Me kë dua të përballem? Nuk më pëlqen as ta përmend atë ekip, por Manchester United, po”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *