• |
ide | kryesore

Humb jetën punonjësi i pastrimit të plehrave në kampin e muxhahedinëve në Manëz

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një punonjës i pastrimit te plehrave ka ndërruar jetë tragjikisht, ndërsa ishte duke hequr plehrat brenda kampit të muhaxhedinëve në Manëz.

Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë ndërsa Shaban Teni 64 vjeç ka përfunduar brenda makinerisë së plehrave i copëtuar.

Burime nga familja thanë se Teni prind i katër fëmijëve punonte shofer me makinën e pastrimit në Sukth Manëz.

Gjatë kohës që gjendej brenda kampit të muhaxheidinëve është bllokuar makineria e shkarkimit të plehrave.

Ai ka shkuar ta vajisë dhe gjatë punës dikush ka lëvizur levën çka ka bërë qe 64 vjeçari të tërhiqet nga makineria te përfundoje ne plehra i pa jetë.

Ndërkohë ende nuk ka një njoftim nga policia për këtë ngjarje të rëndë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *