• |
ide | kryesore

Mancini entuziazmon Italinë: “Do të fitoj një Botëror, por mendova edhe dorëheqjen”

-Instant, Sport



Në Katar nuk do të jetë, por Roberto Mancini nuk e shuan optimizmin e Italisë. Ndoshta është atmosfera e përvjetorit – saktësisht një vit më parë, më 11 korrik 2021, kombëtarja italiane fitoi Kampionatin Evropian duke mposhtur Anglinë me penallti në Wembley – por trajneri i Italisë e mban lart stekën pavarësisht se mungesa e kualifikimit në Katar 2022 djeg ende: “Që kur jam bërë trajner kam pasur gjithmonë një synim: të fitoj Kampionatin Evropian dhe atë Botëror. Një vit më parë, me kupën në dorë, thashë me vete: ‘Do t’i fitojmë njëri pas tjetrit’. Mendoja për këtë Botëror, por padyshim që nuk ishte ashtu. Por vazhdoj ende të mendoj se do ta fitojmë një të tillë.”

“Një mrekulli – shpjegoi Mancini për La Gazzetta dello Sport – ia dolëm me siguri, por jo vetëm në atë Europian: në tre vjet e gjysmë të luajtur në mënyrë madhështore. Ndodh që të fitosh një turne të madh, sepse në atë muaj gjithçka shkoi mirë: nuk ishte rasti ynë. Prapa kishte një rrugëtim të saktë: shumë ndeshje të rëndësishme, jo vetëm shtatë”.

Trajneri pranoi se ka menduar të japë dorëheqjen, si pas Euro 2020 e veçanërisht pas eliminimit me Maqedoninë që e përjashtoi Italinë nga Botërori 2022: “Më shumë e mendova herën e dytë, u gjenda në një situatë shumë të vështirë. E pata menduar edhe pak pas Wembley-t, por Kupa e Botës ishte pas pak më shumë se një viti”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *