• |
ide | kryesore

Modelja e njohur nderohet me doktoraturë nderi për kontributin në modë

-Instant, Paparazzi, Slider



Naomi Campbell u nderua së fundmi me doktoraturë nderi nga Universiteti për Artet Kreative në Londër , për të vlerësuar kontributet e saj të shumta në industrinë e modës.

Gjatë fjalimit të pranimit, modelja ndau disa këshilla duke vënë në dukje “tre rregullat e saj” për sukses: përkushtimin, vendosmërinë dhe përpjekjen. “Kurrë mos lejoni askënd të ndryshojë mënyrën se si ndiheni, ndryshoni rrjedhën e asaj që ti dhe vizioni yt dëshironi për veten tuaj,” i tha Campbell së të diplomuarve. “Kurrë mos u dorëzo.”

Ceremonia e diplomimit, e mbajtur në Royal Festival Hall në Londër, u ndoq edhe nga nëna e Campbell, Valerie Morris./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *