• |
ide | kryesore

Nga kriza në katastrofë/ Raporti që nxjerr 90 mijë shqiptarë me 5.5 dollarë në ditë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Së fundmi, qeveria e ndërpreu 3 mijë lekëshin që u shpërndau pensionistëve për të përballuar rritjen e çmimeve, pas luftës në Ukrainë. Kjo e shtoi akoma më shumë peshën e shpenzimeve për më të varfërit, por duket se krizën nuk e kanë ndjerë vetëm pensionistër, por të gjitha familjet shqiptare.

Sipas INSTAT, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, ishte 7.4% në qershor, niveli më i lartë në 20 vitet e fundit. Kjo shifër tregon se leku është zhvlerësuar me shpejtësi. Me të njëjtat sasi lekësh, po blejmë më pak.

Rreth 42% e shpenzimeve totale të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime dhe pije jo-alkoolike, një përqindje që është më e larta në rajon dhe në Europë.

Si rrjedhojë, familjet shqiptare duhet të heqin më shumë para për tu ushqyer se të tjerat në rajon e Europë.

Monitor ka përllogaritur se nga rritja e çmimve, familjet shqiptare paguan rreth 30 milionë euro më shumë vetëm për ushqime.

Ndërkohë një raport i Kombeve të Bashkuara i publikuar ditët e fundit, me titull “Nga kriza në katastrofë” thotë se 90 mijë qytetarë shqiptarë janë në rrezik për të qenë të varfër. Bëhet fjalë për një shtresët të popullsisë që jeton me 5.5 dollarë në ditë.

Raporti vë theksin tek fakti se qytetarët shqiptarë në rrezik për të qenë të varfër, janë shtuar sa 3.2% e popullsisë së Shqipërisë.

Raporti i Kombeve të Bashkuara rekomandon qeveritë e vendeve si Shqipëria, të ndihmojnë shtresat në nevojë, duke reduktuar TVSH, duke ulur taksat e karburanteve për të normalizuar çmimet në vend.

Gjithsesi qeveria shqiptare duket se po shkon në drejtim të kundërt.

Një javë më parë, parlamenti miratoi ligjin që kompenson me 30% të shumës, kompanitë e ndërtimit që kanë fituar tendera nga shteti, që është shqetësuar për humbjet e këtyre kompanive të mëdha./Lapsi.al



13 Comments

  1. Rama është bandit Pasuron oligarkët dhe varfëroi të varfërit.Mallkuar qoftë vota që të kam dhënë,o faqezi

    1. Me mire vone sesa kurre , njeriu ështe i destinuar te mesoje nga gabimet por problemi i madh ësht se shqipria dhe shqiptaret kan shum pak alternativa zgjedhje , duhet te zgjedhesh mes te Keqit dhe shum te keqit te gjithve ju qoft Haram Vota e shqiptarve se e shkatrruan ate vend Mjerim mjerim dhe vetem Mjerim

  2. Berisha akuzon kryebashkiakun Erjon Veliaj se është përgjegjës për vdekjen e punëtorit 65-vjeçar në Manzë të Durrësit, në kampin e Muxhahedinëve.

    Por ne fakt rezulton se kampi është në autonomi totale nga pushteti lokal apo qëndror në Shqipëri dhe mbahet me paratë amerikane.

    Edhe vetë Berisha ka fshirë postimin pas blofit me këtë denoncim, pa lidhje me Bashkinë Tiranë.

    1. O familje shkërdhym o der i pa emër i orës 21:45 këtu bëhet fjal për varfërinë o der e jo për viktimën te mbeturinat e as për Erjon pedofilin e as për Sali Berishën

  3. 5,5 DOLLARE NE DITE ! Perse ekonomistet dhe mediat nuk e pasqyrojne sakte si del kjo 5.5 dollare ne dite .Kjo shume llogaritet nga nga te ardhurat dhe shpenzimet reale qe bejne shqiptaret totalishte.Pra pjestohen te ardhurat e pergjitheshme te shtetit dhe e pjestojne per nr e popullsise dhe del qe nje shqiptare i llogaritet 5.5 dollare ne dite.Por si eshte realishte shperndarja e te ardhurave te shtetit?.Pushtetaret pra maksimumi 10 perqind e popullsise mer 90 perqind te te ardhurave dhe 90 perqind e popullsise mer 10 perqind te te ardhurave.Por edhe te 90 perqindeshi i popullsise qe mer 10 perqind te te ardhurave ndahet realishte perseri ne nje padrejtesi te tmerrshme.LLogaritet qe 40 perqind e popullsise se ketij 90 perqindeshi smarin asnje te ardhur nga buxheti i shtetit,por ushqehen nga ndihmat e te afermeve ne emigracion.Ketyre edi rama me nje stratyegji sa mafjoze dhe kriminale me ane te 900 patrozhanisteve ,pra ketij rjeti kriminal paronazhistet kontrollojne te ardhurat qe ju vijne ketyre familjeve nga te afermit e tyre ne emigracion, ju dergojne gjabat qe jua gllaberojne dhe su lene per ushqim as 10 perqind e ketyre te artdhurave qe marin nga te afermit ne emigracion.Si jua vene keto gjoba,jua cojne me faturat e dritave te ujit qe jua cojne afrofe dhe shuma te medha.Ju cojne gjoba te ndryshme qe nga gjobat nga policia me mjetet e tyre.U bllokojne pensionet per arsye nga me qesharake dhe mafjoze dhe kur jua japin pas shume sorollatjesh dhe ditesh ,duhet tu japin rrushfet edhe punonjesve te banges qe nga receptonistja qe po si dhe lek nuk te mer ne shqyrtim ankesen apo kur kerkojne takim me administraten e banges apo drejtorin nuk te hap rruge po si dhe shumen qe te kerkon,aq sa dhe shperndaresi i pensionit do pjesen e tij se sta jep te sorollat dhe kjo ben saqe nje grua qe zgjidhi ceshtjen e bllokimit te pensionit e mori me nje muaj me vonese dhe tha qe pensioni eshte 157 mije leke te vjetra,rryshfeti me vajti 150 mije.Pjesa e popullsise qe jane te punesuar nga buzheti i shtetit ,si punonjesit e drejtesise,policise, doktorat, mesuesit dhe kategorite e tjera buxhetore te profilit te ulet ritja e cmimeve po i dridherojne dhe po e ndjenje pasigurine e perballimit edhe te shpenzimeve me te domoszdoshme ushqimore dhe te faturave.Ritja cmimeve nga lufta,termeti,pandemija eshte asi nen menge i rames dhe rilindjes se tyre per te ritur cmimet si zullumqare te pangopur dhe mizore qe jane,si dhe me kryesorja te vjedhjes maramendese qe i bejne parave te shtetit,parave te taksapaguesve, me inceneratoret PPP dhe ivestimet me VKM kjo i shtohet dhe heshtja dhe mbrojtia qe i bejne ambasadat perendimore rames,kane bere qe vendi te jete siri lanka e rradhes .Vendi ka dy zgjidhje emergjente .1 Rama te japi dorheqjen dhe te krijohet nje qeveri e shpetimit kombetare.Ose populli te pushtoje kryeministrine dhe vilat ku rijne pushtetaret shqiptare.Ndryshe shqiperia do falimentoje.Borgji eshte i tmershem,te ardhura skemi,cmimet do riten tmerresishte.Gjithe bota po kalon ne krize ne vendet e tyre dhe nuk mund ti pergjigjet asnje vendi tjeterMos te kujtoni o shqiptare se falimentimi do jete nje 90,apo nje 97 e dyte dhe do hame dhe pime prap si me 90 dhe 97 parate e paksapaguesve europiane.Jo Shqiperia e falimentuar do jete ne shitje si shtet me tok dhe pyje me det dhe njerez.Do jemi skllever qe do na marin pronen dhe cdo gje nderin dhe jeten.Do humbim kombin,do jemi pa atdhe do jua japin banglandeshasve sirianeve iranianeve afganeve ,te punojne .Rama ke dy rruge jep dorheqjen dhe zhduku nga pushteti mos te te shohim as fytyren me,ose do ta coshe popullin ne lufte civile ,se ska rruge tjeter .Populli eshte ne gjendje ekstreme ne varferi per buken e gojes per jeten dhe lufta vellavrasese e pret.Une keshtu e gjykoj gjendjen e vendit time.

  4. Kemi mesu si në kohë të dulles
    Nji shkodran kishte zënë ca peshq në liqen
    Shkon i thotë grus na i skuq njecike
    Thotë gruaja skam vajguri(ishin furnelat me vg) mire tha po i çoj e i hudh n’liqen
    Vajti i hodhi ,peshqit nxirrnin kokën nga uji dhe thërrisnin enver hoxha enver hoxha.

    1. Pse tani mos je me mire o katnar?
      Vajin e ke 6 mije leke,djathin 10 mije leke,gjalpin 15 mije leke,buken 600 gramshe e ke 1200 leke etj!
      Shumica e pensionisteve marrin me pak se 15 mije leke ne muaj dhe 10 mije leke paguajne dritat dhe ujin,ndersa per te ngrene hane Noc Rrokun!

      1. Por shumica e pleqeve kurva shqipfolese i ke qe ne 7 te mengjesit te kuti e votimit.
        Ngordhshin me kore buke ne goje.
        Koloni e sudanit.

  5. Sa te kemi kte debil milet qe thote as buke nuk duam,as drita as uje,vetem partia te jete ne rregull,do vuajme per mendte e kokes,dhe dihet qe kur te vijne mendte,s’i hane as qente.
    Une socialist jam,por keta bandite nuk kane lidhje me ps,keta jane nje sekt i ndyre qe perdhosen eshe ato pak gjera qe kishim te shenjta:
    Rilindja eshte periudha me ndritur e kohrave,keta e zhvleresuan krejt duke emertuar banden e tyre,Skenderbeu heroi yne dhe jo vetem,e degjeneruan fare duke e krahasuar me …,simboli i trendafilit eshte simbol sh.i fuqishem spiritual ne ngritjen shpirterore,por ai e menderosi.
    Si mund te ndihen socialistet e tjere nuk e di,por une per vete ndihem i turperuar,i madhtruar,i zhgenjyer!

  6. Herën e parë e përdori pushtetin për të sunduar vetë si diktator, derisa e përmbysën duke djegur Shqipërinë, herën e dytë e përdori pushtetin për të bërë milionerë, djalin, vajzën dhe gruan, herën e tretë, sipas rregullit i bie ta ketë për të pasuruar mbesat dhe stërmbesat, duke siguruar të mos i preken ato që ka vjedhur deri më sot.

    Por nuk do t’ia dalë dot. Ndaj po ulëret nga frika, e cila sa vjen i shtohet, vetëm se nuk po i përgjigjet njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *