• |
ide | kryesore

Paralajmërimi/ Vjeshta mund të vijë me një valë të re Covid në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të prekurit me Covid në vend u shtuan në mënyrë të befasishme. Rreth 11 mijë të prekur u zbuluan në një muaj ndërsa rastet aktive u 18 fishuan. Rritje pësuan dhe të shtruarit në spitale e humbjet e jetës, por jo me ritmin e të infektuarve të rinj. Megjithatë autoritetet shëndetësore parashikojnë një situatë më pesimiste në vjeshtë.

“Ashtu sikurse është alertuar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, vjeshta mund të vijë me një valë të re të covid19 dhe varianteve të reja të Omicron. Ndaj ne duhet të bëhemi gati që t’i përballojmë të gjitha ato emergjenca që mund të vijnë në të ardhmen, duke qenë të përgatitur dhe duke ndërtuar kapacitetet dhe duke i fuqizuar ato”

Spitali Infektiv në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë nga ku foli ministrja e Shëndetësisë pritet të përfundojë rikonstruksionin në fund të korrikut dhe brenda gushtit të presë pacientët e parë.

Infektivi do të ketë 118 shtretër. Për t’iu përgjigjur emergjencave ministrja Manastriliu tha se mund të kthehet në gjysmë terapi intensive.

“Bërja funksional i këtij spitali do të fillojë në muajin gusht, ku edhe do të kemi një hapje të këtij shërbimi të ri. Ashtu sikurse tashmë kjo strukturë është e projektuar, do të kemi më shumë se 60% të dhomave me ajër me presion negativ. Kjo ndihmon shumë përsa i përket trajtimit të sëmundjeve infektive. Reanimacioni rrit kapacitetet duke i dyfishuar ato. Ndërkohë që gati të gjitha dhomat ofrojnë të gjitha panelet e gazrave mjekësore duke e kthyer në një moment të caktuar nëse do të na duhet dhe një spital pra, gjysmë terapie intensive”
Investimi i kryer kap vlerën e 5.6 milion eurove dhe ka të bëjë me rikonstruksionin dhe zgjerimin e kapaciteteve në Spitalin Infektiv./ Abc



3 Comments

  1. Vito, mashtruesi i kerrmillit , shoku i Nikos se Orneles se Varuzhan Piranjanit thotë:

    Nje mesuese kimie qe ben politika shendetsore. Manastrilliu
    Nje mesues anglishteje qe ben politiken ekonomike. Mirela Kumbaro Furxhi
    Nje mesuese frengjishtjeje qe ben poltikat e turizmit dhe te mjedisit Arben Ahmetaj alias Tigri
    Dhe qershia mbi torte : nje mesues vizatimi qe drejton qeverine. Edi Rama, burri i Lindes se Surrelit

  2. Keshtu i kane thene kares keshtu dl e flet. Per cfare vale flet mi Nafije mavi apo per ata qe i varikarsinuat dhe po semuren pasi sistemi i tyre imunitar eshte shkaterruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *