• |
ide | kryesore

S’ka fuqi punëtore/ Baret dhe restorantet në bregdet i marrin punonjësit nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi

-Instant, Lajme, Të fundit



Emigracioni i lartë i moshave të reja ka krijuar mungesë të fuqisë punëtore edhe për sektorin e shërbimit në bare dhe restorante.

Përfaqësuesi i Shoqatës së bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj tha për Monitor se mungesa e fuqisë punëtore është problemi më madhor që ka aktualisht sektori, veçanërisht në muajt e verës. Në këtë periudhë sipas Jahaj drejtuesit e bareve dhe restoranteve i kanë kthyer sytë për punësime nga rajoni.

“Nuk pritet që kjo krizë të gjejë ndonjëherë zgjidhje, pasi edhe zbatimi i politikës për të sjellë punonjës nga vendet e Azisë rezultoi se u përdor nga ta si trampolinë për të emigruar drejt Europës apo vendeve të tjera. Shumica e tyre vijnë me dy pasaporta dhe largohen pas 1 jave, pavarësisht se bizneset kanë investuar për ardhjen e punonjësve, që nga kontratat e punës dhe taksat që paguan. Shteti shqiptar nuk ndërhyn në zgjidhjen e këtyre problematikave, që sërish i ngelet sektorit privat t’i zgjidhë.

Momentalisht për të punuar në baret dhe restorantet e bregdetit, ku fluksi është më i lartë se në Tiranë bizneset kanë punësuar punonjës nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Parashikohet që kjo do të jetë zgjidhja e vetme për të funksionuar tregu i punës, derisa edhe shqiptarët ta kuptojnë se si të punosh në Gjermani apo në Shqipëri në fund të muajit pa të ardhura do mbeten. Është vetëm çështje standardesh dhe vlerash”.

Për 2021, baret dhe restorantet vijuan të kenë një vit negativ. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%. Në vend kanë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës (shih grafikun: numri total i subjekteve, sipas aktivitetit ekonomik, 2021).

Përfaqësuesi i shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahaj më herët nënvizoi se mbyllja e tyre është ndikuar nga pandemia. Shoqata paralajmëroi se numri i bizneseve të mbyllura do të rritet edhe për këtë vit për shkak të rënies së konsumit nga kriza e përgjithshme e rritjes së çmimeve dhe mungesës së fuqisë punëtore.

“Baret dhe restorantet ishin të parët që u mbyllën në fillimin e pandemisë. Rënia e xhiros nga karantina dhe kufizimet e ekonomisë sigurisht që do të jepnin këto efekte. Me krizën që ka pllakosur dhe me rritjen e kostove të lëndëve të para dhe uljen e konsumit do të ketë mbyllje të tjera të këtyre strukturave.

Gjithashtu sektori po përballet edhe me një tjetër krizë atë të mungesës së fuqisë punëtore. Shumë subjekte bare dhe restorante e kanë të vështirë të gjejnë punonjës të rinj. Edhe ata pak punonjës që kanë mbetur në vend kërkojnë pagesa të larta. Kjo gjendje do të vështirësojë edhe më tepër aktivitetin e këtyre strukturave. Mbylljet do të vazhdojnë edhe në 2022”, pohoi z. Jahaj. /Monitor

https://www.monitor.al/mungesa-e-fuqise-punetore-baret-dhe-restorantet-ne-bregdet-po-i-marrin-punonjesit-nga-kosova-maqedonia-dhe-mali-i-zi/



17 Comments

  1. Duhen ngritur rrogat e punonjesve. Nuk zgjidhet vetem duke u ankuar e duke fajesuar shtetin e shqipetaret.

    1. Sot te punosh kamarier ne Shqiperi eshte skllaveri vetem kush ka punuar e di sa e veshtire eshte Nje page minimale 300 mije te vjetra dhe 14 -15 ore ne dite pa asnje dite pushim ne muaj keta kerkojne skllever dhe jo puntore Akoma e me e veshtire ka per tu bere situata sepse keta nuk dine ta trajtojne puntorin por jane skllaveruesit e kohrave moderrne me kushte skandaloze as nga vendet e afrikes nuk do pranonin te punonin kamarier ne Shqiperi .

      1. Ishalla per mua vjen serbia e mer shqiperine sepse krejt ata qe iken ishin klyshet e rames e pane se nuk del me 300 mij lek iken tani ska me njerez edhe un qe jam I madh me mosh ika jo ki i riu

  2. Bregdeti problemin kryesor e ka se ka pune 2-3 muaj ne vit, ca do bejn pjesen tjeter te vitit punetoret e restoranteve dhe bareve? Do verdallosen neper Tirane nga nje bar ne tjetrin?! Ndaj nuk shohin perseptiktive, punojne 1 ose 2 vera e gjejne dicka tjeter qe u jep pune gjith vitin.
    Duhen rrit dhe rrogat gjithashti se smund te pretendosh qe dikush qe vjen per pune per vetem 2-3 muaj ne vit te te vije prap nqs nuk e paguan mire

  3. Pse te kete te rinj qe duan te punojne nqs qeveria jone e nderuar u thote te marrin rrisqe se do ua krijojne te gjitha kushtet t’i legalizojne e pastrojne parate?!

  4. Biznesi shqiptar paguan shume pak dhe eshte i pangopur. Fale korrupsionit ne administrate, vec informalitetit, shmangies nga taksat dhe mospagimit te sigurimeve, pagat e uleta jane shkak i largimit te fuqise punetore ne Shqiperi.

    Fat i madh qe kemi vellezerit tane ne Kosove e Maqedoni, te cilet kane kulture sherbimi dhe turizmi, se shteti-incenerator do ta mbushte vendin me llumin e botes.

  5. Ik o kar, po gjithë strukturat Hoteliere dhe bar restorantet në breg, i kërkojnë punëtorët për 15 korrik deri 20 gusht. Të mësojnë njeher ABC e turizmit këta loqet pastaj të ankohen për personel.

  6. Pu pu.te punsh ketu ne tiran i marrin 200000 lek muj po ne rrethe 120000 mij lek te vjetra mari ketu njeriu nuk mbush barkun me buk that te ikin .

  7. keta pronaret fisderra te punojne vete tju sherbejne njerezve ……se keta duan skllever sduan njerez …….bastarde …

  8. Nese marrin puntore nga rajoni duhet ti paguajne ushqim dhe fjetjen plus 500euro rroge, mire do benin sepse vitin tjeter do 2fishonin rrogat per shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *