• |
ide | kryesore

Srebrenica, Berisha: Vuçiç frymëzues kryesor i genocidit serb

Arkiva



Ish kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka përkujtuar masakrën e Srebrenicës. Berisha thotë se dënon me forcë aktin makabër të forcave që kryen këtë barbari të tmerrshme si dhe qëndrimin aktual të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç i cili sipas tij është një frymëzues kryesor i genocidit të Srebrenicës.

Postimi i plotë:

Sot dita e nderimit të viktimave të Srebrenicës

Të dashur miq, sot është dita e nderimit të viktimave të barbarive, genocidit serb në Srebrenicë. 27 vite më parë, forcat ushtarake dhe milicia e serbëve të Bosnjës, së bashku me njësi paramilitare dhe policore të ardhura nga Serbia, nën komandën e gjeneralit famëzi, Ratko Mlladiç, vranë, masakruan në genocidin më të tmerrshëm të pas Luftes së Dytë Botërore në Europë, 8 mijë femijë, gra, burra, myslimanë boshnjakë, vetëm e vetëm se i perkisnin një tjetër etnie dhe besimi fetar.

Duke shprehur nderimin më të thellë për viktimat e genocidit serb në Srebrenicë, dënoj me forcë aktin makabër të forcave që kryen këtë barbari të tmerrshme.

Dënoj gjithashtu edhe qëndrimin aktual të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili me thirrjen e tij “për çdo serb të vrarë të vriten 100 myslimanë”, është një frymëzues kryesor i genocidit të Srebrenicës, vendi i të cilit është në bankën e akuzës në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *