• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni goditjen e dënimit fantastike të djalit të Beckham: “Të dua fort babi, ishte për ty”

-Instant, Sport, Video



Si babai ashtu edhe i biri. Romeo Beckham, që aktualisht luan për ekipin rezervë të Inter Miami, i ka befasuar të gjithë me një goditje dënimi të pabesueshme nga distanca. David Beckham ishte i famshëm për saktësinë në goditjet standarde dhe tani djali i tij, Romeo, po ndjek hapat e tij.

19-vjeçari aktualisht luan për Fort Lauderdale CF, një ekip rezervë i Inter Miami në pronësi të babait të tij David. Klubi doli në fushë kundër Orlando City II, një ndeshje e vlefshme për Konferencën Lindore të ligës MLS Next Pro. Protagonisti i madh i mbrëmjes, i riu Beckham, i cili i befasoi të gjithë me një gol të pabesueshëm. Fort Lauderdale CF mori një goditje dënimi rreth 20 metra larg portës gjatë ndeshjes dhe Romeo falë saktësisë së tij, ndoshta të trashëguar nga i ati, arriti të shënonte.

Ky është goli i tij i parë këtë sezon. Aktualisht i riu ka shënuar një gol dhe shtatë asiste. Në skuadrën e Romeos është edhe djali i trajnerit të ekipit të parë të Inter Miamit, Phil Neville, Harvey, i cili luan si mbrojtës. Fort Lauderdale CF, në fund, fitoi 3-1. Skuadra aktualisht është e pesta në renditje me 22 pikë, 10 më pak se lideri Columbus Crew 2.

Komentatori i ndeshjes, pas goditjes së lirë të Romeos, tha: “Mendoj se e kemi parë më parë”, duke iu referuar babait të lojtarit, David, i cili ishte mjeshtër i goditjeve të lira. Ish-kapiteni i Tre Luanëve është mbajtësi aktual i rekordeve për numrin më të madh të golave nga goditjet e lira në Premier League, pasi ka shënuar 18. Një rekord që së shpejti mund të tejkalohet nga kapiteni i Southampton, James Ward Prowse. Mesfushori i Saints ka shënuar 14 gola nga goditjet e lira deri më sot, vetëm katër më pak se ish-mesfushori i United.

Megjithatë, David Beckham postoi një histori në Instagram pas ndeshjes me një dedikim për djalin e tij Romeo: “Bravo, jam shumë krenar për ty Romeo”. 19-vjeçari menjëherë më pas është përgjigjur dhe ia ka kushtuar golin babait të tij: “Të dua fort babi, ishte për ty”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *