• |
ide | kryesore

Video/ Trukim i ndeshjes apo çmenduri: topi po hynte në portë, sulmuesi… e nxjerr jashtë porte

-Instant, Sport, Video



Praktikisht çdo gjë është parë në fushat e futbollit dhe është shumë e vështirë që tifozët të tronditen nga gjëra që janë jashtë të zakonshmes. Por ajo që ndodhi të dielën në Premier League kanadeze mund të çmendë edhe njohësit më të mirë të lojës. Protagonist është William Akio, sulmuesi 23-vjeçar i Valor, i cili ka bërë diçka shumë absurde në ndeshjen kundër Halifax Wanderers.

Pas vetëm një çerek ore nga fillimi i ndeshjes, me rezultatin në IG Field të Winnipeg ende 0-0, vendasit e Valor patën një mundësi të pastër për të kaluar në avantazh: kundërsulm i shpejtë, pasim i ulët për Alessandro Riggi që në hyrje të zonës së vogël goditi për një gol të sigurt; devijimi i portierit vetëm sa ngadalësoi trajektoren e topit të destinuar për të përfunduar gjithsesi në rrjetë. Nëse nuk do të ishte William Akio, i cili papritur hidhet mbi topin, duke e goditur jashtë pak para se të kalonte plotësisht vijën e portës.

Natyrisht, ndërhyrja e sulmuesit i tronditi të gjithë: shokët e skuadrës, kundërshtarët, komentatorët dhe tifozët. Ka nga ata që panë hijen e basteve të futbollit në atë episod, ose nga ata që besojnë se Akio thjesht donte të shtynte topin në rrjetë, por gaboi haptazi objektivin. Trajneri i Valor Dos Santos preferoi të shprehej: “Unë e pyeta Willyn: ‘A po përpiqeshe të festoje golin duke e goditur topin jashtë?’ Nuk dua të flas për këtë. Gjërat ndodhin kaq shpejt në fushë, saqë është e vështirë të lidhesh me momentin. E shoh vetëm si një mundësi që të gjithë të rriten dhe është pozitive që kemi marrë tre pikët”.

Po, sepse në fund skuadra e Winnipeg arriti të fitojë ngushtë falë një goli të Dyer të shënuar 5 minuta nga fundi. Në mendjen e shumë njerëzve, në të vërtetë të të gjithëve, do të mbetet një dyshim: çfarë dreqin kaloi nëpër kokën e Akios? Të gjithë mund të kenë një ide të tyre duke parë videon e postuar në rrjetet sociale…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *