• |
ide | kryesore

Buta larg listës së artistëve që do të performojnë në koncertin e Noizy-t

-Instant, Paparazzi, Slider



Noizy ka kohë që flet për koncertin më të madh të hip-hop-it që do zhvillojë në vendin tonë. ‘Alpha’ do të quhet koncerti i Noizyt që pritet të mbahet më 14 Gusht dhe do të ketë rreth 30 mijë pjesëmarrës.

Një nga emrat që do merrte pjesë ishte dhe ai i reperit Buta por mesa duket kjo tashmë nuk është e vërtetë. Në lajmërimin zyrtar të bërë së fundmi, Buta nuk ndodhet në listën e artistëve që do të performojnë në skenë. Aludohet se shkak për këtë janë bërë problemet në jetën personale të reperit duke marrë parasysh se vëllai i tij, Qëndrim Januzi, dyshohet se qëlloi për vdekje një 30-vjeçar dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.

Disa nga artistët që do përformojnë në koncertin e Noizyt do të jenë: Kida, MC Kresha, Lyrical Son, Ledri Vula, Elgit Doda, Dhurata Dora, Yll Limani, Gue, Ghali, Sfera Bbasta, Krept, Konan, Loredana. Kësaj liste pritet të iu shtohen edhe disa emra tjerë të njohur pasi Noizy ka lajmëruar që do sjellë dhe artistë internacional.

“Një datë që nuk keni për ta harruar kurrë se do bëhemi bashkë tek koncerti më i madh HipHop (Rhythm & Poetry) që është bërë deri më sot në Shqipëri. Bashkë me mua do të jenë edhe artistët më të mirë të trojeve tona dhe më të mirë në EU..Më keni mbështetur për shumë vite, dhe falë mbështetjes dhe suportit tuaj sot jemi këtu. Jua kam borxh këtë koncert, se ju jeni më të mirët dhe dua t’ua shpërblej ashtu si e meritoni me koncertin më të madh të mbajtur ndonjëherë”- u shpreh Noizy në postimin e tij.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *