• |
ide | kryesore

Chiara Ferragni dhe Gianni Morandi prezantuesit e Sanremo 2023

-Instant, F1, Paparazzi



Një tjetër prezantues i Sanremos, i cili do të jetë përkrah Amadeus, është zbuluar. Bëhet fjalë për këngëtarin e famshëm italian Gianni Morandi.

“I dashur Amadeus, nuk jam me Jovanottin, jam në shtëpi, por kam veshur një smoking. Propozimi që më bëtë fillimisht më befasoi dhe më pas më emocionoi. Më pas i bëra vetes një pyetje… ju keni pasur festivale të jashtëzakonshme, por edhe kërkuese. Në vitin 2023 do të keni mbushur 60 vjeç; keni nevojë për dikë të ri, që t’ju japë një dorë. Shaka Ama: E pranoj me entuziazëm”, -tha me humor 77-vjeçari Morandi gjatë një lidhjeje me Tg1.

Amadeus vlerësoi Morandin, me fjalët:

“I dashur nga të gjithë, ai është historia e muzikës, por edhe e tashmja, i dashur nga breza të tërë”.

Gianni Morandi e ka drejtuar Sanremon në vitin 2011 dhe 2012. Ai e fitoi festivalin vetëm një herë në vitin 1987 me “Si può dare di più” së bashku me Umberto Tozzi-n dhe Enrico Ruggeri-n dhe përfundoi i treti në edicionin e fundit 2022 me “Apri tutte le porte”.

Morandi i bashkohet Chiara Ferragni-t, e cila do të jetë e pranishme në mbrëmjen e parë dhe të fundit të festivalit. Po ashtu, emra super të njohur pritet të marrin pjesë në Sanremo 2023.



1 Comment

  1. Si more,do vendosin,kete “Plak” (eshte,apo nuk eshte i lodhur,prej viteve?????).Nuk paska gjithe ajo Itali,njerez te rij?????,dogjoni,more Lorenc,Zheji,Kiki,Denis Durdunjaja,Dudush me shoke,se cbehet ne Itali?Te degjoje edhe Blendi me serbo-kosovarin Baton Haxhia,si vleresohen vlerat e e moshes,ne vendet e kulturuara e demokratike,kudo ne jeten e perditeshme….Sepse,jo kudo,kerkohet force fizike,por mendja,ben cudira,qe as nuk i endon,forca!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *