• |
ide | kryesore

Dybala te Roma ka vetëm një pengesë: Friedkin nuk duan të paguajnë komisionet e larta të menaxherëve

-Instant, Sport



Roma e ka seriozisht për Paulo Dybala-n dhe pavarësisht profilit të ulët të mbajtur nga Friedkins për këtë çështje, klubi verdhekuq po lëviz për argjentinasin, ende i lirë në mes të korrikut. Interi ka një marrëveshje me lojtarin prej disa kohësh, por vështirësia për të hequr qafe disa sulmues, duke filluar nga Sanchez, ftoh shumë një pistë që dukej e nxehtë. Dybala është lodhur duke pritur dhe është rikthyer në Itali i vendosur për të gjetur një ekip sa më shpejt të jetë e mundur, madje duke hequr dorë edhe nga diçka për pagën e tij. Mourinho i kërkoi klubit një përpjekje për ta veshur argjentinasin verdhekuq.

E thënë e bërë, të paktën në qasjet mes palëve. Roma është bërë e gjallë në kontaktet me stafin e lojtarit dhe këtë herë argjentinasi, si për çdo propozim tjetër, do të vlerësojë me kujdes ofertën dhe projektin teknik. Konkurrenca në teori nuk mungon, duke filluar me Interin, por edhe me Napolin dhe Milanin që janë spostuar, por vazhdojnë të jenë të kujdesshëm.

Cështja – raporton Il Messaggero – nuk do të ishte pagesa e Dybalas, i cili është bindur të kërkojë diçka më pak, në krahasim me një muaj më parë, sa komisionet e larta të kërkuara nga menaxherët dhe që Friedkins nuk janë të gatshëm t’i shpenzojnë. Ekziston faktori Mourinho në gjithë këtë situatë. Special One ka bërë një kërkesë specifike për të tentuar ta marrë argjentinasin pavarësisht nga e ardhmja e Zaniolos, sidoqoftë gjithnjë e më larg Romës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *