• |
ide | kryesore

Johnny Depp i kundërpërgjigjet Amber Heard: Vendimi i jurisë ishte i drejtë

-Instant, Paparazzi, Slider



Johnny Depp mendon se Amber Heard duhet të heqi dorë nga apelimi i vendimit të jurisë  pasi gjykimi prej 10 milionë dollarësh pasqyron humbjen që ai pësoi pasi ajo shpifi atë.

Avokatët e Johnny kanë deklaruar se ka prova të qarta se pasi artikulli  i Amber u shfaq në Washington Post në vitin 2018, aktori nuk kishte punë, nuk u shfaq në asnjë prodhim filmik deri në tetor 2020. Vetëm kjo, thonë avokatët, mbështet verdiktin prej 10 milionë dollarësh.

Në fakt, dokumentet ligjore të Depp-it i referohen një prej përfaqësuesve që arriti një marrëveshje për pagesën e “Pirates of the Caribbean” për 22.5 milionë dollarë. Pak para publikimit të artikullit, producenti, Jerry Bruckheimer ishte dakord për cmimin , duke thënë se ai donte vërtet që Johnny të merrte pjesë në vazhdimin e filmit.Por pas akuzave të Amber, ai ishteperson non grata në produksion.

Avokatët  shtuan gjithashtu se aktori dëshmoi me ekspertë gjatë gjyqit, dhe humbja e tij aktuale arriti në shumë më tepër se 10 milion dollarë .

Nga ana tjetër, Heard paraqiti dokumente ligjore javën e kaluar duke pretenduar se një nga anëtarët e jurisë ishte emëruar me mashtrim. Ekipi i saj ligjor thotë se një burrë u thirr, por djali i tij me të njëjtin emër e mori thirrjen në gjykatë dhe u bë pjesë e jurisë dhe sipas ekipit të saj duhet të zhvillohet një gjyq të ri. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *