• |
ide | kryesore

Koka derri në pako e kërcënime përpara shtëpisë së presidentit të Leçes: Kuestura e karabinierët nisin hetimin

-Instant, Sport



Dy koka derri të prera dhe një shënim me kërcënime janë gjetur mëngjesin e sotëm para shtëpisë së presidentit të U.S Lecce, avokatit Saverio Sticchi Damiani dhe pranë zyrës së tij ligjore në Leçe. Mbi ngjarjen kanë nisur menjëherë hetimin agjentët e Kuesturës dhe karabinierët. Koka e prerë, ende e gjakosur dhe e vendosur në një pako, u zbulua nga kujdestari i godinës mëngjesin e sotëm.

Dy muaj më parë një tjetër episod i frikshëm kishte prekur familjen e Unionit Sportiv të Leçes. Me atë rast, një letër me përmbajtje intimiduese i është dërguar Luciano Barbettas, një sipërmarrës i njohur në sektorin e tekstilit dhe një anëtar i ri i klubit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *