• |
ide | kryesore

“Privati e menaxhon më mirë se shteti”, si e rrëzoi PS dekretin e Metës për Butrintin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dekreti i presidentit për kthimin e ligjit nr. 50/2022 “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nën zonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e parkut kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit” shkaktoi debate në Komisionin e Ekonomisë para se të rrëzohej me votat e PS-së.

Përfaqësuesi i Presidencës, Bledar Dervishaj, argumentoi arsyet e kthimit të ligjit nga ana e presidentit Meta dhe kërkoi nga deputetët të pranojnë dekretin dhe të ngrenë një Komision të Posaçëm Parlamentar pasi, sipas tij, “çështja përbënte interes të lartë publik”.

“Nëse shumica zgjedh të rrëzojë dekretin dhe të vijojë me hyrjen në fuqi, nuk do t’i shërbente interesave të larta të vendit, por do të përkeqësonte dhe një marrëdhënie të organit të shtetit me shoqërinë civile, ekspertët dhe qytetarëve në përgjithësi”,- tha Dervishaj.

Sipas Dervishajt, ligji cënonte konventat ndërkombëtare, rezolutën e Parlamentit Europian për trashëgiminë kulturore dhe binte ndesh me praktikat e Gjykatës Kushtetuese.

Duke iu referuar konceptit të ri të menaxhimit të Butrintit, ai theksoi se “shmang auditimin nga institucionet e pavarura kushtetuese për të ardhurat që do të krijohen dhe mënyrës së përdorimit të tyre”.

Relatorja Blerina Gjylameti kundërshtoi pretendimet e presidentit duke mbrojtur formulën e menaxhimit që përcakton ligji i qeverisë. Sipas saj, menaxhimi privat ishte më i mirë se ai shtetëror.

“Në shtetet diktatoriale mund të mos ketë fare forma të subjekteve private të interesuara për menaxhimin e pasurive kulturore. Kjo nuk do të thotë se menaxhimi është më i mirë se në vendet demokracitë perëndimore, ku privatët duke pasur më shumë fonde në dispozicion kanë mundësi të investojnë në ekspertizë më të mirë. Ideja se shteti mbron më mirë pasuritë kulturore është një atavizëm”, tha Gjylameti.

Por, për deputetën e PD-së, Ina Zhupa, lënia në dorë të privatit ishte shkelje e konventave ndërkombëtare dhe dhënie me konçension e trashëgimisë kulturore pa asnjë model të ngjashëm në botë. Ajo i kërkoi komisionit që të pranonte dekretin e Metës dhe të rikthente në shqyrtim ligjin.

“Sipas Konventës së Parisit, shteti duhet të jetë kryesor dhe aksioner vendimmarrës në menaxhimin e pasurisë kulturore”- tha ajo duke risjellë edhe një herë para komisionit argumentet kundër ligjit.

Kryetari i Komisionit Eduart Shalsi i ndërpreu fjalën Zhupës me arsyetimin e tejzgjatjes kohore dhe ripërsëritjes së argumenteve të njohura publikisht. “Po shkel rregulloren dhe po tregoni se vota juaj është e paracaktuar”- kundërshtoi Zhupa.

Shalsi e hodhi në votim dekretin duke e rrëzuar me votat e deputetëve socialistë.

Vetë presidenti Meta reagoi publikisht pas këtij votimi duke e cilësuar sjelljen e mazhorancës “arrogante dhe korruptive” dhe ligjin për menazhimin e Butrintit një skenar antikombëtar.

“Deputetë që kanë vepruar në këtë mënyrë janë të diktuar politikisht për të ecur drejt skenarit të rrezikimit të një prej pasurive kombëtare, si Butrinti, vetëm për arsye tërësisht të errëta, tërësisht korruptive dhe më të thella se sa kaq, pse jo edhe shkombëtarizuese”- tha ai në një dalje për mediat në mesditë.

Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit u krijua me një marrëveshje mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF, një korporatë jofitimprurëse e regjistruar në Delaware të Shteteve të Bashkuara, i cili ka mbështetur edhe hartimin e planit të biznesit për menaxhimin e Butrintit. Marrëveshja mes Ministrisë dhe këtij fondacioni parashikon lënien në menaxhim të Parkut Kombëtar të Butrintit për 10 vite./ BIRN



11 Comments

  1. Po te dhjefsha mu ne shtetin o moter dhe gra qire.Jo ,e beni te perfitoni nga ajo pasuri kombetare ju o lukunia e pa ngopur.

  2. edhe keta skane pse justifikohen me ” luften ”
    n e komision apo parlament … ta çojne ne gjykat kushtetiese dhe te shofim sa e paanshme eshte edhe kjo me qe eshte e reformuar …

    1. E dija serioze kete deputeten, por si duket te gjithe keta te rilindjes sorosiane ia paskan shitur shpirtin shejtanit

  3. Ju jepni eshe shtetin me PPP , por e dini se nuk vidhni dote me prandaj se jepni . Te ngjashem ne hajni e babezi si ju mos i ardhshin kurre ketij vendi.

  4. Perveçse superhajduta , ju jeni edhe antishqiptaret me te rrezikshem sot per sot . Largimi juaj eshte i domosdoshem .

  5. E akuzoi për inceneratorët/ Kapllanaj-Berishës: Provo çdo akuzë para se të të padis unë! Të rëndon “Gërdeci” mbi shpatulla. Monstër…!Privati nen mbikqyrjen e rrepte te shtetit mund te investoje ne nje nga bukurite e vendit kur salihu e ktheu ne toke e xanun kur ishte ne pushtet vetem mori para dhe nuk investoje asgje per 13 vjet pushtet

    1. Le ta menaxhoje dhe shtetin privati meqe eshte menaxher me i mire Jeni mbledhur nje tufe hienash dhe flisni brockulla. Do hani njeri tjetrin mor te mjere megjithe kete babezi qe ju ka kapluar. Mos pafshim me qeveri qelbesire si kjo qe jeni ju .

      1. “Përsa i përket perspektivës le ta bëjmë Shqipërinë si Sri Lanka, nuk më duket ndonjë perspektivë që mund të nxjerrë në shesh shqiptarët.

        Shqiptarët kur u nisën në vitet ’90, u nisën që ta bënin Shqipërinë si Evropa dhe jo të devijonin rrugës si në Sri Lanka.Qetesohu kari salihut shpellkare qe te shkoje jeta duke lepire salihun para e mbrapa

  6. Kam bindjen se shteti shqiptar eshte nje menaxher i keq dhe i koroptuar. Debati per Butrintin me ka lene pershtypjen e sherrit te horave te politikes shqiptare per perfitim personal. Eshte interesant bindja e te majteve se privati eshte menaxher ma i mire se shteterori. Le te thellohet ma shume kjo bindje, do ishte mire qe shume institucione shteterore duhet te menaxhohen nga privatet. Gjer tani ne qe nga viti 1913 kemi pasur shtet te deshtuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *