• |
ide | kryesore

Skandali me inceneratorët, Meta: Tronditëse, kryheshin transaksione në emrin e të ndjerës

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i vendit e cilësoi aferën e inceneratorëve si një babëzi të shekullit. Përmes një deklarate për mediat nga institucioni i Presidencës, kreu i shtetit tha se ditën e djeshme u zbulua dhe një rast tjetër skandaloz në lidhje me inceneratorët, ku transaksione prej 5 deri në 6 milionë euro ishin kryer në emër të një gruaje që ka ndërruar jetë 5 vite më parë.

“Ndërsa lajmet e fundit që dolën edhe dje, ku përveç pensionistëve që janë në azile që figurojnë në mënyrë të paditur me veprime që kapërcejnë mbi 30 milionë euro, çobani me rrogë 300 eur në Greqi, rezulton gjithashtu me veprime të pakryera nga ai me miliona euro këtu. Për fat të keq për të kuptuar dramacitetin e kësaj babëzie që është babëzia e shekullit dje u zbuluan dhe fakte për një qytetarë të ndjerë, e cila ndërroi jetë 5 vite më parë, në emër të së cilës janë kryer transaksione me vlerë 5- 6 milionë euro. Kjo është ulëritëse. Një shtet që thotë se nuk kemi çfarë t’i bëjmë zjarrit se s’kemi lekë për helikopter”, tha Meta.



3 Comments

  1. Bashkohuni të gjithë bashkë Ilir sapo të mbarosh mandatin dhe o burra hidheni te Lana palloshin. Jepini se e keni shansin tek dera. Sorrosianet nuk janë të pamposhtur.

  2. Kur dolen emrat e pensionisteve ju pata thene qe do kishte dhe te vdekur. Keto monstra duhet bere shembull qe te marrin vesh ata qe do vijne me pas

    1. Sa me te vetedijshem te jemi,sa me hapur ti kete syte populli,aq me korrekt do jene ata qe qeverisin,gjithçka varet nga ne.
      Mushkonjat e bezdisshme si keta komentuesit lepires mavi,duhen ndeshkuar per rolin e tyre ne gjithe kte menxyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *