• |
ide | kryesore

Vrau Klodian Rashën, Apeli merr vendimin për ish-policin Nevaldo Hajdaraj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 18 vite burg të ish efektivit Nevaldo Hajdaraj i cili vrau me armën e shërbimit të riun Klodian Rasha.

Burime bëjnë me dije për gazetaren Nikoleta Kovaçi se ai kishte kërkuar të njihej vendimi i shkallës së parë që e dënon me 15 vite burg por kërkesa e tij është rrëzuar nga apeli.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Hajdaraj do të vuajë 12 vite pas hekurave.

Klodian Rasha u vra më 8 Dhjetor të vitit 2020 gjatë periudhës kur i gjithë vendi ndodhej në karantinë. Hajdaraj dyshohet se i bëri thirrje të ndalojë gjatë natës dhe më pas e ndoqi duke e qëlluar me armë zjarri.



3 Comments

  1. Po policia qe na nxorri ate historine e pistoletes ku eshte ? Nuk jeni polici e shtetit por e partise . jeni me mafioz se mafiozet .

  2. Rilindja pererit sa here neshet me fakte konkrete,se pergjegjesia ,eshte personale.Denimi i policit,eshte personal.Por mashtrimet e policise,nuk jane me personale,por “kolektive”,pra te drejtuesve te policise,dhe denimi,duhet te bjere,edhe mbi ta-kolektivisht,qe paturpesisht,bene cmos,te genjenin popullin ,bene cdo manover,per ta nxjerre te riun e ndjere,fajtor,sajuan pistolete e cfare nuk thane….A nuk eshte ky ,faj ? Pe nuk denohet????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *