• |
ide | kryesore

Yuri Kim: Mundësoni sa më shpejt votën e diasporës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi takoi ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco, Yuri Kim reagoi në Twitter duke thënë se SHBA inkurajon Shqipërinë që të mundësojë votën e diasporës sa më shpejt të jetë e mundur, siç e kërkon Kushtetuta.

Diplomatja amerikane me anë të një postimi në Twitter, shkruan se gjatë takimit u diskutua mbi zgjedhjet në vend, reformën në drejtësi dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Postimi i Yuri Kim në Twitter: 

Takova sot ambasadorin e OSBE-së, Vincenzo Del Monaco për të diskutuar angazhimin tonë të përbashkët për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme, reformën në drejtësi dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Ne inkurajojmë Shqipërinë që të mundësojë votën e diasporës sa më shpejt që të jetë e mundur, siç e kërkon Kushtetuta. SHBA është e kënaqur të mbështesë përpjekjet e prezencës së OSBE-së në Tiranë për të forcuar institucionet dhe proceset gjyqësore, duke përfshirë zhvillimin e programit të ri të masterit në kriminologji.

Postimi i shefit te OSBE:

Gjithmonë kënaqësi takimi me @USAmbAlbania. E falënderuam atë dhe @StateINL për bashkëpunimin e shkëlqyer të vazhdueshëm me @OSCEinAlbania për aspekte të shumta të shtetit të së drejtës dhe zbatimit të ligjit, përfshirë luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar. Ramë dakord të forcojmë punën e përbashkët për një Gjykatë Kushtetuese dhe SPAK të fuqizuar. Shprehëm inkurajimin tonë që Shqipëria të mundësojë votimin nga jashtë vendit, siç përcaktohet në Kushtetutë, dhe mbetemi të gatshëm të japim ndihmën tonë.



7 Comments

  1. Kete kerkese sta ploteson dot Edi se del me kepuce te kuqe. Diaspora nuk genjehet me nje thes mjell dhe kercenim vend pune.

  2. Diaspora nuk do asnje nga keta peshkaqenet e soem dhe te djeshem.
    Po u mundesua te votoj diaspora, me shume mundesi do dal nje pol i tret. Qe ka dhe mundesi te medha qe edhe te fitoj.

  3. Tani na rruajte karin .
    Mbasi degjenerove gjithçka ketu per nje torbe me dollare na thua te lajme mutin me shurre . Pse çdo beje diaspora kur keta nuk pyesin per asgje se kane mbeshtetjen tuaj?

  4. PUTANA KURVA PISE HAJDUTE KRIMINELE CFARE PLANI KENI PER TE VJEDHURE ZGJEDHJET TI SJE AMERIKANE TI SORISTE ORGJISTE.

  5. A fillove prap me perralla moj Yurith!?
    Edhe ne se voton diaspora dhe del fiyuese Koalicioni me n’krye PD-ne,ti ne diten tjeter mbas zgjedhjeve do te dalesh dhe do t’thuash se fitoi RIDHJERJA.Bile na’de(ne mengjes).
    Nuk ke ma yndyre .Fol sa te duash,nuk te degjon askurrkush,perjashtu ato qe hane dhe pijne BARIN e Edvin Hajdut-mashtruesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *