• |
ide | kryesore

Aksident në aksin Rubik-Rrëshen, në gjendje të rëndë dy të rinj

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Rubik-Rrëshen, ku një automjet tip “Wolsvagen” ka humbur kontrollin, është përplasur me barrierën mbrojtëse dhe më pas ka përfunduar poshtë rrugës.

Burimet bëjnë me dije se kanë mbetur të plagosur dy të rinjtë nga Tropoja, rreth moshës 30 vjeç dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *