• |
ide | kryesore

Ana tjetër e skandalit/ “Lavatriçja” nuk pastroi vetëm paratë e inceneratorëve

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Thuajse çdo ditë në ekranet e televizioneve parakalojnë viktima  të aferës së inceneratorëve si Haxhire Gurakuqi, Merita Hajdari, Thanas Çani dhe të tjerë anonimë për publikun, që u gjetën në mes të një skandali tronditës korrupsioni.

Historitë e njerëzve plot halle, që u zgjuan si firmëtarë të milionave të pista të korrupsionit, janë çudira shqiptare që nuk ka gazetar t’i rezistojë dhe që hedh dritë mbi banalitetin e aferave ku dyshohen të përfshirë zyrtarët më të lartë të qeverisjes.

Por kur denoncoi skandalin, Monika Kryemadhi zbuloi se në të njëjtën lavatriçe që përdori Klodian Zoto, u pastruan edhe para të kompanive të tjera, që kishin përfituar tendera të tjerë publikë. Sipas saj, bëhej fjalë për firma ndërtimi që kapin zakonisht ndërtimin e rrugëve apo veprave të tjera të rëndësishme.

Por përse duhej të përfshihen në një skemë pastrimi parash, kompanitë që përfitojnë tendera publikë?

Shtysa është e njëjtë, si me inceneratorët: korrupsioni.

Nëse një kompani detyrohet të paguajë ryshfet për të fituar një tender, atëherë shuma e parave që kjo kompani tërheq nga buxheti i shtetit për të kryer punimet është në vlera maksimale. Jo më kot, ndodh që kompanitë fitojnë tendera me thuajse 99% të shumës që vihet në dispozicion nga buxheti i shtetit.

Por pasi kanë marrë paratë lind nevoja e justifikimit të shpenzimeve, që duhen fryrë me faturat e mallrave. Kjo bëhet përmes kompanive fantazëm, të cilat nën emrat e Haxhire Gurakuqit, Merita Hajdarit, Thanas Çanit etj, prodhonin fatura fiktive, njësoj si në rastin e inceneratorëve.

Prandaj, në dosjen që LSI ka dorëzuar në SPAK, nuk janë të përfshira vetëm kompanitë e Klodian Zotos, por edhe të tjera, që kanë përfituar tendera dhe kanë pastruar para në të njëjtën “lavatriçe”, si Zoto.

Në datën 5 Korrik, e ftuar në emisionin Open, Kryemadhi refuzoi t’i bëjë publike emrat e këtyre kompanive private.

Ju që keni rastin e 24 kompanive që kanë bërë 189 milionë dollarë dhe paske hallin e firmave që paskan bërë evazion fiskal. I keni faturat në SPAK dhe do t’i marrin atje dhe atje t’i shikojnë. Unë gjoba firmave nuk iu vë. Që t’iu përmend emrin këtu dhe të shkojnë nesër firmat të falen nëpër zyrat e politikanvëe, siç ka ndodh deri sot. Si u bë për rrugën e Kukësit, siç u bë për pallatet, siç u bë për konçensionet. Unë nuk jam kjo. Unë i çoj në SPAK të japin llogari atje. Të gjitha firmat që kanë fitu konçensione, që bëjnë beton, që marrin leje ndërtimi dhe që hedhin dhera” u shpreh Kryemadhi, duke lënë të kuptohet se 189 milion euro evazion fiskal nuk u bënë vetëm me inceneratorët.

Deklarata zbuloi një anë tjetër të skandalit, që ka të bëjë me të njëjtin fenomen, pavarësisht se nuk prek inceneratorët.

“Unaza e re, grataçelat, rrugët që iu këndohen këngë, konçensionet 30-vjeçare dhe 20-vjeçare, hidroçentralet, ku prodhohet beton, ku prodhohet hekur, ku ka dhera, ku ka eskavatorë, ku ka fshatra turistikë” iu referua kryetarja e LSI tangent disa veprave publike, kur u pyet për të disatën herë në emision mbi emrat e kompanive private.

Përballë një afere të tillë, që prek sferat më të larta të politikës dhe biznesit, prokurorët e SPAK janë prekur nga një paralizë totale. Prej ditësh nuk ka asnjë veprim, asnjë shpjegim në media, asnjë reagim, sado simbolik mbi këtë çështje.

Edhe kur një nga viktimat e skemës, Merita Hajdari u paraqit vetë në SPAK, ajo tregoi se si prokurorët e kishin kthyer për në shtëpi. Pra, prokurorët nuk morën në pyetje as një grua që deri dje detyrohej të shiste kanaçe. Sa janë gjasat që t’u afrohen atyre që mbajnë në këmbë një sistem të tërë të kontrollit politik dhe ekonomik të vendit?/Lapsi.al



21 Comments

  1. E pashe SPAK-un aot ne plazh.
    Eshte me pushime.
    Ka gjetur ambient te mire dhe nuk iken nga pushimet per nja dy vjet!

  2. sa c’hapi hetim per shitjen e te dhenave te qytetareve nga patronazhistet aq do hetoje SPAK dhe per djegesit

  3. Prandaj u ngut qeveria me reformen ne drejtesi, te spastroje gjyqtaret dhe prokuroret qe nuk i binden!
    Me keto qe ka lene ne sistemin e drejtesise nuk i hy gjemb ne kembe.

  4. Më interesantja në këtë histori është se flamurin e luftës kundër korrupsionit e ka marrë LSI që ka bashkëqeverisur në koalicion me të dy partitë më të mëdha të vendit, PD e PS.
    A thua vërtetë të jetë kjo parti, partia e “duarve të pastra” ?
    Do ta besonim këtë, nëse LSI do ta kishte bërë këtë fushatë demaskimi të korrupsionit qeveritar, gjatë kohës që ka qenë në qeverisje me të dy partitë. por është fakt se në pushtet dy partitë e përmendura kanë ardhur e janë mbajtur me kontributin e socialistëve të integrimit europian.
    Duke qenë në qeverisje me të dy forcat e tjera politike, LSI e ka pasur aksesin që të bjerë në gjahun e dokumentave demaskuese.
    Në dy dekadat e fundi në Këshillin e ministrave kanë bërë pjesë ministra të LSI, që nga kryetari e themeluesi i saj Ilir Meta e deri tek Lefter Koka.
    Gjatë kohës që ishte në pushtet me PD, LSI e pat cilësuar ndërtimin e Rrugës së Kombit, si veprën më të madhe infrastrukturore me vlera të mëdha ekonomike e patriotike,
    Znj.Kryemadhi gjatë 8 viteve në “koalicion” opozitar me Bashën, e konsideronte ate si politikanin më të mirë shqiptar, kurse tani , ngaqë Likja është lidhur me Berishën, e ka përmbysur në 180 gradë qëndrimin ndaj Bashës, duke cilësuar edhe Rrugën e Kombit si njëvepër korruptive, vetëm pasi Basha ka qenë ministri i transporteve në ate kohë..
    Kjo histori më bën të besoj teorinë e tre bandave të Fatos Lubonjës, të cilën e kam parë gjithmonë me dyshim.

    1. Nuk ka lidhje nese e ka mare LSI flamurin. LSI qelloi qe te kete dokumentat per shkak te njerezve te vet qe kane punuar ose kane akses ne ato pozicione.

      LSI te nxjerre faktet e pastaj ju apo ndonje tjeter te nxjerre te njerezve te LSI si Monika e Co dhe le te shkojne ne burg edhe ata

      Por nuk shkon te kapeni tek fakti se kush eshte Monika e LSI

  5. Spak e ka deryrim ligjor te informoj dhe ti pergjigjet interesit publikut te publikut per çeshtje kaq sensitive ku behet fjale per qindra miliona nga taksat e tyre. Del dhe jep rregullisht konferenca apo raportime publike ne prani te mediave dhe gazetarve dhe u pergjighen te gjitha pyetjeve. Ketu te ne ose gazetaret e mediat jane te kapur e nuk ngren ze ose jane ende duke marr ndonje kest te majme nga inçernatoret.

  6. Fenomeni Dumani, duket se po funksionon edhe me tre partitë.
    Rama e quante ish ministrin e tij të mbrendshëm , kushëririn e Habilajve, si ministrin e tij më të suksesshëm në luftën kundër korrupsionit, e kur ju zbuluan të palarat nga drejtësia italiane, e quajti pjesë të kalbur të PS.
    I ndjeri Dritan Prifti, personi më i afërt i Ilir Metës, i publikoi këtij aferën e madhe të rrushfetit, po ra vetë mbrenda nga përgjimet e tij duke zbuluar edhe aferat e tij.
    Bashën, lideri historik i PD, doktor Berisha e cilësonte si ministrin më të suksesshëm e ishte kjo arsyeja që e “emëroi” si trashëgimtar në udhëheqjen e PD, por pasi u cilësua vetë si person “non grata” mga SHBA, e sulmoi Bashën me akuzat trashanike të Taulant Ballës.

  7. Pensioniste qe po gdhihen Milionere,
    Milionere pas vdekjes behen ca tjere,

    Eshte vete Rama pra, aq “prane shtresave ne nevoje”,
    te vdekurve ti shkruaje pasuri e te gjallet ti varferoje!

    Kane prere goje laramanet gazetaruce te qeverise,
    per kete mega-skandal te Ed Rames e cingie Velise,

    Loro Vangjellatus, Baze-halete e Minxho Minxhozet,
    jane bere Kaps per Klizma ne bythe , legen-Karagjozet!

    1. Me sa duket, vete Reforma ne drejtesi dhe SPAK-u finsncohen nga keto para te evazionit e trafiqeve.
      Kete e bejne per te ndihmuar popullin e varfer shqiptar, me mbeshtetjen e “partnereve” ndrkombetare qe si ze gjumi naten per mireqenien e ketij vendi.

  8. Nuk quhet me SPAK, ka ndryshuar emer, tani eshte S’KAP. Pas kesaj shprehja me e sakte do ishte: SPAK-u nuk te kap (S’KAP) sepse eshte bere KAPS

  9. A e kuptoni se ça prekin mavite kthehet ne helm . Keta jane monstra te parase dhe pushtetit . Dhuna bene fajde me plhra te ketij tipl .

  10. Kane vjedh kudo , po vjedhin akoma dhe po planifilkojne vjedhje ne te ardhmen .
    Nuk dine te bejne gje tjeter vetem te vjedhin per vete e te varferojne shqiptaret .
    Eshte ne doren tone largimi i tyre , kupa eshte mbush me koh , revolucioni eshte shpetimi yne.

  11. Me sa duket Pekës i është mbushur mëndja se Berisha do të vijë në pushtet, ashtu siç shpalli fitoren e Lulzim Bashës më 25 prill.Para te madhe po vazhdon te shperndaje monika iliri e salihu duke ju rrotulluar incerenatorve me tituj bombastik kur te gjithe e dine qe jane denuar 17 veta deri tani jane ne burg nje tufe tjeter dhe te gjithe me lidhje meten e monen salihu nga mbrapa,nuk mbushet sheshi me lajthithjet e mones dhe kete e ben te mbuloj vjedhjen e 400 milion lekeve te vellaij nga SGS ,30 vjet shpif shpif se dicka ngel nuk funksionon me o shpellkare

  12. Fundi i Shqiperise eshte ne momentin kur Mona me Liken te denoncojne per korrupsion. E imagjinoni dot ku ka vajt ku vend?

  13. Po shikoni more bq mavi ne parlament kane filluar te lyejne floket me te verdhe si grate.. Pa le Manja e Klosi kane lene mjeker dhe duken si bythe ARIU.

  14. Bubi kacurrel mos u merzit per meten e monen se jane miqte e salihut o shpellkar i lindur qe do vdesesh po shpellkar o kacurreli salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *