• |
ide | kryesore

Arrestohet 39-vjeçari në Dibër, goditi punonjësin e policisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 39-vjeçar është arrestuar në qytetin e Dibrës. Nga blutë njoftohet se shtetasi me iniciale A.V. është prangosur pasi ka goditur një punonjës policie.
“Ndalimi i tij u bë pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, gjatë kohës që ky i fundit ka qenë i angazhuar për kontrollin e territorit, në kuadër të parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike”, njofton policia.

Mbi të rëndon vepra penale “Goditje për shkak të detyrës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *