• |
ide | kryesore

Barcelona në krizë, por kursimet nuk i njeh: Dembelé rinovoi, por Raphinha u pagua një pasuri

-Instant, Sport



Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, pas një mbledhje të bordit drejtues në Olot konfirmoi një lajm shumë të rëndësishëm për tifozët katalanas: “Këtë javë do të prezantojmë Dembele dhe Raphina”. Pak minuta pas deklaratës, në faqen e klubit u shfaq një deklaratë: “FC Barcelona dhe klubi i futbollit Leeds United kanë arritur një marrëveshje në parim për transferimin e Raphael Dias Bellolit, Raphina, në pritje që lojtari të kalojë vizitat mjekësore”. Një operacion 67 milionë euro, që duket sikur nuk shkon krah për krah me krizën që trumpeton prej kohësh klubi blaugrana. Lojtari në fakt do të kalojë në Katalonjë për rreth 58 milionë euro, të cilave mund t’i shtohen edhe 9 milionë euro bonus. Anësori ofensiv brazilian zbarkoi në Katalonjë menjëherë pas njoftimit, ai tashmë do të kryejë ekzaminimet mjekësore, para nënshkrimit dhe prezantimit zyrtar, që pritet të organizohet të premten. Nga ana tjetër, Ousmane Dembelé, pasi nuk gjeti akordin për rinovimin e kontratës, e cila skadoi më 30 qershorin e kaluar, duket se ka ndryshuar mendje. Barcelona dhe francezi kanë arritur një marrëveshje për një kontratë të re që skadon në vitin 2024.

Megjithatë, Laporta nuk ka dashur të hyjë në detaje për firmën me Robert Lewandowskin: “Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur, nuk është e lehtë, por po punojmë mirë”. Kërkesa e Bayern Mynih është 70 milionë euro, ndërsa Barcelona ka shkuar deri në 50. Polaku i është bashkuar shokëve të tij të skuadrës në grumbullim, por do kishte preferuar tia kursente vetes sikletin që duhej të paraqitej para tifozëve pasi kishte bërë të qartë qëllimin e tij për tu larguar nga klubi bavarez.

Në këto orë ka mbërritur edhe një tjetër njoftim nga Barcelona: Francisco Trincao është lojtari i ri i Sporting CP. Marrëveshja për transferimin e lojtarit nga Barca në Lisbonë u arrit me një huazim me të drejtë blerje deri më 30 qershor 2023.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *