• |
ide | kryesore

Bradley Cooper, në një romancë të re dashurie

-Instant, Paparazzi, Slider



Bradley Cooper dhe Huma Abedin janë në lidhje, thonë burimet ekskluzivisht për Page Six.

Asistentja e Hillary Clinton dhe ish-gruaja e politikanit, Anthony Weiner thuhet se është takuar gjatë muajve të fundit me aktorin.Sipas medias, ata u prezantuan nga redaktorja e Vogue, Anna Wintour, e cila është e afërt me të dy.

“Ana padyshim bëri mblesëri,” thotë një burim . “Ajo është mike e ngushtë  me Bradley dhe adhuron Huma.”

Një insajder i Hollywoodit gjithashtu konfirmoi se “Bradley është duke u takuar në heshtje me Huma për disa muaj dhe ata e kanë mbajtur marrëdhënien të fshehur.

Burimi shtoi se Abedin “u ka thënë disa miqve” se ka një partner të ri … por ajo nuk tha se kush ishte.

“Ata janë të përsosur për njëri-tjetrin”, u shpreh burimi. “Ata janë të dy të përfshirë në pushtet, politikë dhe çështje njerëzore.”

Huma ka një djalë 10 vjecar me Weiner, Jordan, ndërsa Cooper ka një vajzë 5-vjeçare, Lea, me ish të fejuarën e tij modele, Irina Shayk./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *