• |
ide | kryesore

Iu gjet një armë e vjedhur në makinë, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe grabitje. 32-vjeçari u pikas nga autoritetet pasi lëvizjet e tij ishin të dyshimta ndërsa u shfaq në rrugët e qendrës së Monzas në një Toyota Yaris.

Pasi u ndalua nga ushtarakët, gjatë kontrollit u zbulua se në sediljen anësore të pasagjerit ishte vendosur një qese letre me një pistoletë gjysmë automatike Glock cal 40, dy karikatorë dhe një kuti në të cilën kishte 40 gëzhoja të të njëjtit kalibër.

Sakaq nga hetimet rezultoi se arma ishte e vjedhur në vitin 2008. Pistoleta dhe municionet u sekuestruan ndërsa 32-vjeçari shqiptar u dërgua në burgun Via Sanquirico.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *