• |
ide | kryesore

Kapet 33-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi i tij drejt Malit të Zi

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 33-vjeçar është arrestuar në Morinë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga përfundoi Aleksandar Vukicevic, i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelje e ligjit të narkotikëve”. Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt Malit të Zi.

“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: Aleksandar Vukicevic, 33 vjeç, banues në Podgoricë, Mali i Zi.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Podgorica, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Podgoricë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelje e ligjit të narkotikëve”,  parashikuar nga legjislacioni penal i Malit të Zi.”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *