• |
ide | kryesore

Kapshticë: ndjekje penale për dy persona për transportim ilegal emigrantësh

-Instant, Lajme, Të fundit



Ndaj dy personave ka nisur një ndjekje penale, pasi sot në pikën kufitare të Kapshticës u gjetën në kamionin e tyre dy emigrantë të jashtëligjshëm. Shtetasit S. B., banues në Tiranë dhe Xh. R., banues në Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, do të ndiqen në gjendje të lirë.

“Në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, shërbimet e Policisë gjatë procedurës së kontrollit të ushtruar respektivisht në mjetet kamion tip “Renault” dhe “Scania” që ata drejtonin, u konstatuan të fshehur 2 emigrantë të paligjshëm, të cilët synonin kalimin drejt vendeve të BE-së,” njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *