• |
ide | kryesore

Kërcënime me vdekje për Lewandowskin: thyerja me Bayern i ka tërbuar tifozët bavarezë

-Instant, Sport



E ardhmja e Lewandowskit ende nuk është shkruar. Barcelona po negocion me Bayernin: oferta e parë prej 50 milionë për sulmuesin polak është refuzuar. Por kontaktet vazhdojnë dhe pas disa ditësh pritje, 33 vjecari iu bashkua bavarezëve në grumbullim dhe iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore. Tani do të jetë në dispozicion të Nagelsmann.

Për Lewandowskin kjo nuk është aspak një periudhë e qetë. Polaku ka marrë kërcënime me vdekje në rrjetet sociale nga tifozët: ata nuk duan që sulmuesi të largohet nga klubi bavarez për të shkuar te Barcelona. Me mbërritjen në vitin 2014, Lewa praktikisht fitoi gjithçka me Bayernin: tetë tituj të Bundesligës, tre Kupa të Gjermanisë, një Champions League, një Superkupë UEFA dhe madje edhe një Kupë të Botës për Klube. Një qendërsulmues i aftë për të shënuar 344 gola në 375 ndeshje dhe mjaftojnë statistikat për të kuptuar përse reziston kaq egër Bayern.

Lewandowski iu bashkua pjesës tjetër të ekipit në Mynih për grumbullimin para sezonal. Në ditët në vijim grupi do të niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku përpara i presin miqësoret me Dc United dhe Manchester City. E gjitha, në pritje të debutimit zyrtar në Superkupën e Gjermanisë kundër Leipzig të planifikuar për 30 korrik.

Nuk është ende e sigurt që sulmuesi polak do të shkojë në Shtetet e Bashkuara së bashku me pjesën tjetër të ekipit. Negociatat me Barcelonën vazhdojnë dhe tifozët nuk janë të kënaqur për mënyrën si po shkojnë gjërat, duke arritur deri aty sa të kërcënojnë për vdekje lojtarin më të adhuruar të Bayern.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *