• |
ide | kryesore

Kokaina në banane, gjykata i jep SPAK-ut tre muaj kohë për hetimet

-Instant, Lajme, Të fundit

Gjykata e Posaçme i ka dhëne tre  muaj kohë prokurorisë të hetojë trafikun e kokainës të kapur në kontenierët e kompanisë “Alba exotic fruit” qe trasportonin  banane në Shqipëri.


Mësohet se afati është shtyrë deri më 13.10.2022 pasi SPAK thotë se po pret letër porosi nga Holanda dhe Ekuadori.


Për këtë aktivitet kriminal janë ndaluar dy vellezërit Eduart Dauiti dhe Bajron Gumeni. Gumeni e Dauti mohojnë përfshirjen në trafik droge dhe deklarojnë se merren me fruta.

SPAK ka dërguar leter porosi në Ekuador e Holandë për kontaktet apo lëvizjet e Dautit Gumenit dhe konteniereve të tyre.

Kësaj kompanie ne harkun kohor 3 vite i janë kapur 8 sasi te ndryshme kokaine.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.