• |
ide | kryesore

Kokaina në banane/ Gjykata i jep SPAKU-t tre muaj kohë për hetimet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme i ka dhëne tre muaj kohë prokurorisë të hetojë trafikun e kokainës të kapur në kontenierët e kompanisë “Alba exotic fruit” qe trasportonin banane në Shqipëri.

Mësohet se deri më 13 tetor është lenë afat pasi SPAK thotë se po pret letër porosi nga Holanda dhe Ekuadori.

Për këtë aktivitet kriminal janë ndaluar Eduart Dauti dhe Bajron Gumeni. Gumeni e Dauti mohojnë përfshirjen në trafik droge dhe deklarojnë se merren me fruta.

SPAK ka dërguar leter porosi në Ekuador e Holandë për kontaktet apo lëvizjet e Dautit Gumenit dhe konteniereve të tyre.

Kësaj kompanie ne harkun kohor 3 vite i janë kapur 8 sasi te ndryshme kokaine.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *