• |
ide | kryesore

Mehmeti ‘supersticioz’: nuk i ndryshon asgjë Partizanit për kthimin me Saburtalon

-Instant, Sport



Kalimi i raundit të parë të Conference League është objektivi prioritar i Partizanit, që ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen e kthimit me Saburtalon, i fortë në fitoren 0-1 në Gjeorgji. Tekniku Dritan Mehmeti ka insistuar te detajet, edhe pse në fund është treguar supersticioz, duke mos e ndryshuar fare formacionin në krahasim me atë fitues të ndeshjes së parë.

Thonë që skuadra fituese nuk ndryshohet dhe Mehmeti vë bast në këtë pikë, me shpresë se historia do të përsëritet, për ta parë skuadrën e tij të vrapojë në raundin e dytë të turneut ku e pret Steaua e Bukureshtit. Me rikuperimin e qendërmbrojtësit Eneo Bitri të kuqtë mund të konsiderohet të plotë në organikë dhe tekniku do të ketë mundësinë të ripropozojë dyshen e qendrës me Belicën, që rezistoi edhe në minutat e presingut final të Saburtalos në Gjeorgji.

Edhe njëherë Teqja do të mbrojë kuadratin e portës, i ndihmuar nga prapavijë që në krahë do të ketë Hadrojin e Atanaskoskin, duke dhënë një indicje të saktë të Mehmetit për atë që mendohet të jetë mbrojtja titullare e sezonit të ri. Mesfusha do t’i besohet vrapit të Rrapajt e Matondos me Murataj që duhet t’i shtojë kualitetin, me organizimin e lojës të besuar në këmbët e ish-lojtarit të Tiranës Hoti, që ka detyrën të ndezë rinisjet e Skukës e Carës.

Partizani luan për dy rezultate në takimin e nesërm me gjeorgjianët, që do të luhet në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”, nga ku të kuqtë shpresojnë të dalin me një kualifikim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *