• |
ide | kryesore

“Nuk duhet të kalojmë në entuziazmin e tifozerisë”: Mehmeti mendon edhe penalltitë me Saburtalon

-Instant, F1, Sport



“Duhet të harrojmë çfarë kemi bërë në Gjeorgji dhe të japim maksimumin në 90 minuta nesër, të vlerësojmë si dhe sa duhet kundërshtarët, të mos mendojmë çfarë kemi bërë por të interpretojmë siç duhet 90 minutat”. Dritan Mehmeti flet pa doreza në konferencën për shtyp, përpara ndeshjes së kthimit me Saburtalon, për raundin e parë të Conference League. Partizani i tij duhet të mbrojë 0-1 e fituar në Gjeorgji, por që duke parë minutat e fundit atje, duket një mision delikat, sidomos nëse nuk konkretizohen rastet që të paraqiten: “I kam shprehur gjithmonë problemet që kemi para portës, jo vetëm në ndeshjen me Saburtalo, edhe në kampionat kemi shfaqur probleme të tilla – analizoi tekniku -. Vija e parë e sulmit, përveçse janë cilësorë, janë edhe me moshë të re dhe në aspektin e sinkronizimit edhe në mënyrën si e interpretojnë, aty bëhet diferenca. Duhet të jenë të kujdesshëm si interpretojnë 20 metrat e fundit. Pozitive është që gjithë elementët që kemi, veprimet nuk i bëjnë se janë egoistë, por ndoshta duke u rritur, duhet të rriten edhe nga ana profesionale. Diferenca bëhet në këto detaje kur ti di të shërbesh apo përfundon vetë aksionin drejt finalizimit”.

Mehmeti nuk i beson gjeorgjianëve, të cilët nuk beson se do të vijnë të dorëzuar. Nga ana tjetër, tekniku i trembet euforisë që mund të pushtojë skuadrën të mbështetur nga tifozeria e tyre: “E dimë që nesër do të bëjmë maksimumin që sidomos në aspektin psikologjik skuadra ta interpretojë siç duhet se luhet para tifozerisë tonë dhe janë një shtysë e madhe. Do ti kërkojmë skuadrës të mos kalojë në entuziazmin e tifozerisë, të jetë me këmbë në tokë dhe të interpretojë drejt çdo situatë”.

Pikërisht, cdo situatë. Edhe penalltitë: “Ne trajnerët duhet të përgatitemi për gjithçka dhe duhet patjetër që të kemi parasysh që duhet të kesh besim te vetja dhe lojtarët janë profesionistë dhe kuptojnë gjithçka. Pavarësisht se në një ndeshje me vajtje-ardhje duhet të përgatitesh, nuk do të thotë që do shkojmë me penallti. Ne do të përgatitemi të japim gjithçka në 90 minuta, por pastaj për çdo të papritur, nuk ia lëmë asgjë spontanitetit. Për të gjithë faktorët, siç stërvitemi ne, stërvitet edhe kundërshtari”.

Në fund, Mehmeti është përballur edhe me pyetjen e zakonshme të pankinës së lëkundur në rast eleminimi: “Për të qenë i sinqertë, duhet të kuptojmë se trajneri është gjithmonë i rrezikuar pavarësisht se çfarë ke bërë më përpara. Është një nga profesionet më të vështira dhe më me presion. Por duhet të dish të menaxhosh presionin dhe nuk ndjehet fare në Kupat e Europës se kemi bërë maksimumin. Skuadra është në rindërtim e sipër. Nuk mund të menaxhoj të ardhmen se çfarë do të ndodhë, por jam i përqendruar me besim të plotë te skuadra dhe vetja për t’u përqendruar vetme në 90 minuta. Se çfarë ndodh më pas, nuk kemi menduar asgjë më tepër”, tha Mehmeti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *