• |
ide | kryesore

Përgjaken rrugët e Selanikut, sulm me armë zjarri ndaj emigrantit

-Instant, Lajme, Planet



Një sulm i përgjakshëm e armë zjarri ka ndodhur pak pas mesnate , 13 korrik, në Neapoli të Selanikut.

Mediet greke raportojnë për një person të plagosur rëndë nga të shtënat që u dëgjuan në mesnatë në rrugët e Selanikut.

Sipas informacioneve paraprake bëhet fjalë për një emigrant, i cili është sulmuar nga një grup prej gjashtë personash njëri prej tyre e qëlloi me armë zjarri.

Sipas dëshmitarëve okularë, në vendngjarje janë dëgjuar të paktën tre të shtëna.

Nga informacionet që po shqyrtohen nga policia, mësohet se një nga 6 personat që dyshohet se janë përfshirë në ngjarjen e përgjakshme, para se të largohej nga vendi i ngjarjes, është kthyer dhe ka mbledhur gëzhojat për të mos lënë gjurmë për policinë.

Ndërkohë pas sulmit  i plagosuri ka arritur të shkojë në një pikë karburanti në kryqëzimin e rrugëve Venizelou dhe Lagada ku ka kërkuar ndihmë nga një punonjës, i cili ka telefonuar menjëherë ambulancën.

Sipas mjekëve emigranti i plagosur ka marrë plagë në kraharor dhe shpinë.

Të njëjtat informacione thonë gjithashtu se i riu është dërguar në spitalin Papageorgiou dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Hetimet nga autoritetet për identifikimin e autorëve vijojnë, ndërsa janë arrestuar gjashtë persona, të cilët nuk dihet ende nëse kanë lidhje me ngjarjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *