• |
ide | kryesore

Përgjimet për mafiozin shqiptar zbuluan vrasjen në Romë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Më shumë se banditë “të thjeshtë” provincialë vëllezërit italianë Marco dhe Gabriele Bianchi, të dënuar me burgim të përjetshëm një javë më parë për vrasjen e Willy Monteiro Duarte, kishin një reputacion në rritje në mjediset kriminale të një natyre krejt tjetër”.

Kështu nis një shkrim i gjatë i Corriere della Sera për atë historinë e njërit prej grupeve më të njohura kriminale së fundmi dhe që udhëhiqet nga shqiptari Elvis Demçe i njohur me nofkën “Spartaku”.

36-vjeçari shqiptar kishte ngritur një bandës me bashkatdhetarë të tij dhe ishte lidhur edhe me kreun e ultrasve të Lazio, Fabrizio Piscitelli apo “Diaboliku” që u ekzekutua në mënyrë mafioze në një nga parqet e kryeqytetit italian, Romë. Gazeta italiane u ka kushtuar vëmendje vëllezërve italianë se si ata merrnin urdhra nga shqiptari që tashmë ndodhet në burg për trafik droge.

Në përgjime rezultoi se Demçe kishte si synim të vriste prokurorin që po hetonte për të. Në përgjime Demçe komenton urdhrin e arrestit ndaj vëllezërve Bianchi kur ndaluan për vrasjen e Willyt.

La lettera della madre di Willy Monteiro Duarte è un falso: stop alla bufala acchiappalike
Viktima Willy Monteiro Duarte

Në rrjetin e koduar “Sky Ecc”, Demçe i thoshte një shokut të tij: “Dhe shih kush i njeh këta spiunët e ndyrë që bënin punë në shtëpinë tonë”. Një nga rrethanat që i bindi gjyqtarët për t’i dënuar me burg përjetë vëllezërit janë përgjimet e bandës së Demçes ku konfirmohet se kush ishin vrasësit.

“O Zoti im. Unë i njoh ata dy budallenjtë që kanë bërë dëmin atij me ngjyrë. Atë fëmijë ata e vranë. Po ata të pabesë. E ke parë çfarë fotoje kanë publikuar?”. Në burg, vëllezërit duket se nuk e kanë dhe aq të lehtë për shkak të arrogancës së tyre. Në përgjime del vetë Demçe që kërkon t’i ndëshkojë: “Janë te G9 (krahu i burgut Rebibbia), ndoshta duhen pickuar pak”. ©LAPSI.al

Ky është Elvis Demçe, 'Zoti i drogës' - Del FOTO - NTV
Elvis Demçe



1 Comment

  1. Ky demudhi duket fiks chun mavi si keta kokpalaret e ridhjeries se ramapaksa shurres.
    Ky duhet amnistuar dhe sjelle te bleje votat e mjeraneve qe e shesin per 100€ nje vote.
    Skeni pare gje akoma.
    Delet e ramekurvit perdhunues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *