• |
ide | kryesore

Përplasje për hartën e gjyqësorit/ “Avokatët s’e bëjnë bojkotin për xhepin, s’jeni seriozë”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Është shoqëruar me diskutime me tone të larta mbledhja e komisionit të ligjeve ku po diskutohet për hartën e re të gjyqësorit që është krijuar nga KLGJ.

I pari që ka ngritur zërin ishte deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi, që akuzoi KLGJ se ka marrë një vendim politik me bekimin e Edi Ramës, ndërkohë që u kundërshtua nga deputeti socialist Pandeli Majko që kërkoi t’i fikej mikrofoni.

Ndërkohë në vijim, fjalën e mori kreu i Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë, Maks Haxhia, i cili akuzoi të dy palët politike se nuk janë serioz në mbledhje.

Duke argumentuar se bojkoti i avokatëve nuk bëhet për para dhe mbushje xhepash, por për interesin e qytetarëve, të cilët do të preken nga harta e re e gjyqësorit në financat dhe çdo veprimtari të jetës së tyre, Haxhia theksoi se palët politike nuk janë serioz në mbledhje.

Ai shkoi më tej duke kërkuar që të rrëzohet vendimi i KLGJ, në mënyrë që palët të realizojnë hartën territoriale dhe paralel me të të krijojnë një hartë të vlefshme gjyqësore që do të jetë eficente për drejtësinë.

Haxhia gjithashtu konstatoi se harta e re gjyqësore është proudukt i dështimit në një farë mënyre të reformës në drejtësi pasi KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë e pranuan se ka mungesë gjyqtarësh.

DISKUTIMET:

Bardhi: Po i kërkoj kolegut të mos më ndërpresë. Se ai më ndërpreu. Qetësohu Pandi. Merre me qetësi. Zonja kryetare ta nisim nga kjo pikë. KLGJ të na bindë që ky nuk është vendim politik i Edi Ramës që ka marrë firmën e Naureda Llagamit. Se po qe vendimi politik i Edi Ramës nuk ka pse qëndrojnë këtu as KLGJ, as ne deputetët.

Maks Haxhia, Dhoma e Avokatisë: Jam bërë pesimist se dëgjova që u mblodhëm këtu për ti treguar publikut se kemi. Ne duam të bëjmë me dije qëndrimin e Dhomës së avokatisë së Shqipërisë, ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi për reformën në drejtësi dhe asgjë që ka të bëjë me hartën e re gjyqësore askush s’duhet ta intepretojë si qëndrim kundër reformës në drejtësi. Vendimet tona mund t’I gjykoni si qëndrime politike, por ne nuk I përkasim asnjë krahu politik dhe vendimet tona janë të pastra të ndërmarrë vetëm si Dhomë Avokatie. Harta e re e gjyqësorit nuk është vetë reforma në drejtësi, por është një hartë për të pasur drejtësi sa më kualitative dhe për ta afruara më pranë publikut,. Ne përfaqësojmë publikun dhe e kemi bërë shumë të qartë. Ne nuk kemi hallin sesi do të paguhemi por që drejtësia të jetë efiçente dhe me këtë hartë të re gjyqësore drejtësia nuk është eficente. Ne i kemi paraqitur arguemntet tona të pakundërshtuara dhe të krahasuara me rajonin. KLGJ na solli krahasimin me hartën suedeze, por vetëm me Suedinë nuk mund të krahasohet Shqipëria, por na krahasoni me këto vendet e tjera që kanë male, fushe gropa ne ju. Se me këtë hartë nuk vete shërbimi plotësisht te qytetari, por i largon më shumë. Me këtë hartë do fillojë vetëgjyqësia, hakmarrja, dhuna në familje,. Se një grua që dhunohet në Frashër të Përmetit, sa të vejë 6 orë të bëjë denoncimin i ka ikur dhe inati dhe presion i ka bërë kryefamiljari.

S’na erdhi mirë që kjo hartë gjyqësore nuk ishte diktuar për arsyet që ne thamë por për mungesë gjyqtarësh. Mungonin gjyqtarët për disa arsye, ndoshta edhe prej dështimit të reformës por unë nuk gjykoj. Ne gjithsesi i kërkuam KLGJ që avokatët t’i bëjnë këshilltarë me status të posaçëm nëse nuk duan t’i bëjnë gjyqtarë.

Kërkuam mos të kalojmë nga 6 Apele në 1 Apel se është hapmi madh. Këtu huk pati as studim financiar fare, e dini ju që Shqipëria nuk ka godina. Në asnjë mënyrë, ne pranuam vetëm për Sarandën dhe ishte zgjidhje politike jo teknike, që Saranda të ketë një Gjykatë të Shkallës së Parë. Kërkuam që Lushnja me 200 mijë banorë të ketë Gjykatë të Shkallës së Parë, jo Administrative. Edhe Kurbini kërkuam të ketë Gjykatë të Shkallës së Parë. Ne bëmë kundërshtimet tona, jo për ta kundërshtuar por për t’u bashkuar me qëllimin që do qeveria për të përmirësuar drejtësinë.

Unë kam edhe një gjë të fundit fare: Ne nuk besojmë se ju e keni seriozisht, ne erdhëm këtu dhe do ua them të dy palëve. Unë jam një qytetar që e kam familjen në Shqipëri, ju po bëni hartën territoriale, ju se keni me seriozitet. Se ne do ju thonim pezullojeni këtë hartë gjyqësore se proceset ecin paralel. Mos të bëjmë themelet, ngremë katet dhe pastaj i prishim prapë katet. Ju sugjeroj se ne nuk e kemi bërë gjithë këtë lëvizje për xhepin tonë.

Klotilda Bushka: Do ju lutesha të lini paragjykimet se jemi ne apo jo serioz.

Haxhia: Është e drejta ime kjo.

Klotilda Bushka: në lidhje me hartën territoriale dhe gjyqësore. Harta gjyqësore është detyrim ligjor, por si ndërlidhet me çështjet e tjera nuk i takon këtij Komisioni.



2 Comments

  1. mund të besohet Berisha i 2022, kur kujton bëmat e Berishës së 1992, 1996, 1997, 1998, 2021, apo 2013 ? Por sot ai de facto (sepse nuk ka akoma një vendim gjykate) është kryetar partie, i “mbi 40 mijë anëtarëve që e votuan në stadiumin Air Albania”. Me kaq mburret Berisha se “ka rikthyer votën e lirë, ka kthyer primaret në PD”, kur me statistika ajo parti ka mbi 260 mijë anëtarë. Pra Berishën nuk e ka votuar as gjysma e anëtarësisë.Shkoni te salihu tja u zgjidhe kete pune

    1. mund te besohet pidhi i satom o ropqim antishqiptar qe shet vrimen e bythes per te bo propagande?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *