• |
ide | kryesore

Propozimi francez votohet të enjten në RMV, nëse miratohet javën tjetër nisin negociatat

-Instant, Lajme, Të fundit



Kjo e enjte do të jetë një ditë vendimtare në Maqedoninë e Veriut. Kjo pasi parlamenti maqedonas do të mbajë seancën për miratimin e propozimit francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë dhe zhbllokimin e negociatave të anëtarësimit. Sipas një njoftimi, deputetëve do t’u drejtohet në një fjalim edhe presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der leyen. Me kërkesë të ligjvënësve, qeveria dorëzoi pasditen e së martën në kuvend, të gjithë dokumentacionin që ka të bëjë me propozimin e Francës.

Qeveria publikoi tre dokumente nga korniza e negociatave, por jo protokollin dypalësh midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që kërkohet nga opozita. Protokolli, siç bëhet e ditur, do të nënshkruhet në Sofje pas miratimit të propozimit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Burime diplomatike për Radion Evropa e Lirë thonë se nëse propozimi francez pranohet, në fillim të javës së ardhshme mundtë mbahet konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së veriut dhe BE-së dhe menjëherë më pas BE-ja do të fillojë negociatat me Shqipërinë.

Megjithatë, hapja e kapitujve do të fillojë vetëm pasi Maqedonia e Veriut të ndryshojë Kushtetutën duke përfshirë pakicën bullgare, siç parashikohet me propozimin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Për të siguruar një shumicë prej dy të tretash për ndryshimin e Kushtetutës, nevojitet edhe përkrahja e disa deputetëve të VMRO-DPMNE-së, por kryetari i kësaj partie opozitare, Hristijan Mickoski, tha se nuk do të mbështesë ndryshimin e Kushtetutës.



1 Comment

  1. Pasi na terhoqen zvarre duke enderruar BE-ne, tani urgjent u dha zgjidhja. Tash e tutje do hame negociatat, se ushqimi eshte gjithnje e me i paket ne tryezat tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *