• |
ide | kryesore

Qeveria bezdiset dhe nga bojkoti avokatëve, Manja paralajmëron ndryshim të Ligjit për Avokatinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në dëgjesën me përfaqësues të avokatëve, ministri i drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh sot se institucioni që ai drejton shumë shpejt do i drejtohet ligjvënësve për një ndryshim në ligjin e avokatisë, ashtu si magjistratët.

Mes të tjerash Ulsi Manja u shpreh i vendosur në miratimin e hartës së re gjyqësore. Ministri i Drejtësisë tha se harta e re gjyqësore do i kalojë këshillit të ministrave, sapo të mbërrijë raporti i ministrisë së financave për kostot e saj.

Duke u ndaluar tek stokut të dosjeve në gjykatë, Manja solli në vëmendje Italinë, që për shumë çështje i referohen drejtësisë alternative.

“Protesta, apo bojkoti, a greva nuk e di si ia kanë vënë emrin, funksionimi i sistemit të drejtësisë ka rol kyç. Nuk funksionon procesi pa avokatin.

Avokatët e kanë të kufizuar të drejtën e grevës. E drejta e grevës është e kufizuar edhe për avokatët. Shumë shpejt do I drejtohem ligjvënësit për një ndryshim në ligjin e avokatisë, ashtu si magjistratët.”- tha Manja.

 



1 Comment

  1. Ne fakt kjo tregon qartë për karakterin e tyre. Për frikën që kanë për milionat e fshehura në tregtinë e boronicave, të lojrave të fatit apo dhe dyqane në bllok. Për këto dhe të tjera akte të paligjshme në kurriz të shqiptarëve është shpallur familjarisht non grata. Sali Berisha ndoshta e ka harruar se kur vinte gjoba me pushtetin e tij dërgonte familjarët për ti mbledhur. Ndërsa tani kur qajnë familjarisht për gjobat e pamarra nxjerrin gratë e botës e fshihen pas fustanit të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *