• |
ide | kryesore

Rama do të inagurojë për herë të dytë Bypassin e Vlorës, i pranishëm edhe komisioneri i BE

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi do të vizitojë nesër Shqipërinë. Ky është një rast tjetër që Rama të hapë për herë të dytë Bypassin e Vlorës. Kujtojmë që hapja e parë për këtë vit u krye më 7 korrik kur opozita po protestonte në bulevard. Me sa duket, Rama do të bëjë një tjetër ceremoni më pompoze për t’i dhënë më shumë rëndësi inagurimit të kësaj vepre. 

Sipas deklaratës së publikuar nga BE, Varhelyi do të jetë i pranishëm në “bypassin e Vlorës”, sëbashku me kryeministrin Edi Rama. Pritet që pas vizitës, ai do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ndërkohë, Varhelyi së bashku me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrel, do të vizitojnë Malin e Zi kuadër të Këshillit të 11-të të Stabilizim Asocimit.

Të premten, Borrell do të takojë një sërë zyrtarësh të lartë të Malit të Zi dhe përfaqësues të shoqërisë civile.



1 Comment

  1. Inauguroje, Vella se e ke bere me leket e tua..I nxorre nga Xhepi dhe i dhe per Bypasin ha ha ha. Ate qe eshte si rruge dhish e qe lan shurren e menxyres qe ke bere ne Vlore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *