• |
ide | kryesore

Skandali me tenderin e rrugës Fier-Vlorë, reagon PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka denoncuar procedurën për shpalljen e fituesit të tenderit për rrugën Fier Vlorë.

Bozdo deklaroi se Evis Berberi ka shpallur fituese kompaninë e katërt në garë me ofertën dy milion euro më të shtrenjtë se tre kompanitë e tjera.

Ai i bëri thirrje organeve të drejtësisë të dëshmojnë se janë organ i pavarur duke hetuar këtë aferë.

“Për riparimin e rrugës Fier Vlorë ARRSH nuk kursehet. Si t’i kishte para të trashëguara nga babai, Evis Berberi ia ka dhënë tenderin e rehabilitimit të rrugës jo ofertës më të mirë por të katërtën. 2 mln euro më shumë që nuk vijnë nga xhepi i tij, as i Ramës por i qytetarëve shqiptarë. PD denoncon një akt të tillë.

Tre pyetje që do bënte çdo qytetar: Pse kalohet te e katërta ofertë që kushton dy milion euro më shumë. Alarmi bëhet edhe më i fortë po të kujtosh borxhin publik të vendit. PD i bën thirrje organeve të drejtësisë të dëshmojnë një organ i pavarur dhe pushtet i pavarur jo një degë e thyer e qeverisë”, deklaroi ai.



4 Comments

  1. Gjasme njerez te rinj. Po avaz i vjeter.
    Nuk zut mend qe me keto lloj denoncimesh. I ruani bolet pushtetit.

  2. Fatosi u burgos në verën e vitit 1993, ndërsa në vitin 1994 u dënua me 12 vjet burg. La burgun në vitin 1997, në momentin kur shteti i ‘demokracisë’ ra dhe të gjitha burgjet u zbrazën. Kur ra shteti në vitin 1997, gjithë bota demokratike mori lajmin se ra shteti ‘gangster dhe i dhunshëm’ që kishte kontrolluar edhe kur merrnin frymë kundërshtarët. OKB solli këtu 6000 trupa ushtarake për të mbrojtur individët nga njëra tjetri dhe nga mbetjet e shtetit të rënë. Ky eshte ai drejtori salihut qe meta e dergoje ne prokurori dosjen per korrupsion te larte kur saliu e meta ishin bashke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *