• |
ide | kryesore

Theu bojkotin, avokatit në Fier i pezullohet licenca për tre muaj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një avokati në Fier i është pezulluar licensa për tre muaj, pasi theu bojkotin që avokatët vazhdojnë prej tre javësh, si shenjë proteste kundër hartës së re gjyqësore.

Vendimi për Av. Nexhip Dauti, pjesë ere Dhomës së Avokatisë së Fierit u dha këtë të mërkurë nga Komiteti i Disiplinës pranë Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, ndërkohë që pritet të jepet vendimi dhe për 14 avokatë të tjerë që kanë thyer bojkotin dhe kanë marrë pjesë në seanca gjyqësore. Ata pritet t’i nënshtrohen masave disiplinore për ndëshkim me gjobë, pezullim license deri në propozim për heqje license.

Mbyllja e shumë gjykatave në vend ku preken më tepër ato të Apelit, që do të grumbullohen në një të vetme, solli vendimin e tretë nga dhoma kombëtare e avokatisë që vendosi bojkotim masiv te proceseve.



1 Comment

  1. Po avokat Kujtim Cakranit alias Shpetim Cakrani, emer qe e ka nderru kur eshte kthyer nga burgu ne itali per trafik nderkombetar heroine, kur do tja hiqni licensen, pasi ka mashtruar duke fshehur denimin qe ka kryer prej 10 vjetesh. Si mundet qe ky shtet te beje reforme ne drejtesi kur nuk paska mundesi per te bere verifikime per keta avokate te denuar per krime te renda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *