• |
ide | kryesore

Zbulohet skandali/ Laboratori në Fier, bulmetin me fekale e nxjerr të pastër

-Instant, Lajme, Të fundit



Emisioni Fiks Fare faktoi skandalin mbi analizat që i bëhen ushqimeve në një laborator në Fier.  Djathi dhe gjalpi i larë me ujë të lumit Gjanica e çojnë për analiza në laboratorin ” Vesa”, ku pas analizimit produktet dalin të pastër, pa ngarkesa mikrobike dhe të konsumueshëm.

Investigimi i emisionit Fiks Fare nisi me blerjen e djathit dhe gjalpit në një market të qytetit dhe pasi lahen në lumin Gjanica i ndotur nga ujërat e bardha dhe të zeza të qytetit , gazetarët i drejtohen Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Fier, të cilët e orientojnë gazetarin t’i bëjë analizat në laboratorin “Vesa”.
Punëtorja e laboratorit i jep bashkëpunëtorit të Fiksit dy fletë në të cilat shkruhet se do kryhen analizat për e -coli që do të paktën 18 orë të dali përgjigjia, si rrjedhojë e shkallës së vështirësisë së analizës.
Por sapo bashkëpunëtori i Fiksit dorëzon produktet dhe largohet punëtorja e laboratorit “Vesa” e telefon duke i thënë të kthehet, pasi do i japë një tjetër përgjigje që del më shpejt për 2 -3 orë që ta kishte për AKU-në.  Bashkëpunëtori i Fiksit rikthehet në laborator ku merr përgjigjen për analizat fiziko kimike ,për kripën dhe lagështirën e produkteve.  Sipas këtij laboratori në këto analiza, era e produktit është e mirë po ashtu edhe shija.
Punonjësja thotë që produkti konsumohet edhe pse më parë ishte larë nga gazetarët e Fiksit në lumin Gjanica. Por Fiksi kërkon nga laboratori “Vesa” të marrë përgjigjen e analizave për e-colin. Kjo është analiza mikrobiologjike kusht që tregon se produkti është i pastër dhe mund të tregtohet për konsumim. Laboratori “Vesa” i dërgon përgjigjet bashkëpunëtorit të Fiksit edhe për e-colin ku thuhet se; Produkti është shumë i pastër dhe i konsumueshëm për qytetarët.
Emisioni Fiks Fare kërkon në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit i cili është i vetmi institucion shtetëror për akreditimin e laboratorëve në fushën e ushqimit nëse laboratori “Vesa” është i akredituar? Sipas këtij instiucioni shtetëror nuk ekziston akreditim për laboratorin “Vesa”./ Fiks Fare, Top-Channel



7 Comments

  1. Po cpo presim me.Cfare duhet tna beje me Edi Rama qe ta rrezojme si ne Sri Lanka? Po si s’kane turp disa bythqira qe akoma e mbrojne Ed Ramen. Pijeni pra ujin te perzier me fekale, se i dhate shumicen dermuese te votave Rames ne FIer. Menduat se do jeni te paprekshem nga harbuteria e Rames.

  2. Kjo eshte rreklama e Tom Doshit qe po rreklamon akreditimin dhe eskuziven PPP qe laboratori i tij NOVAL ka marre per analizat microbiologjike

  3. OK shumë në rregull.
    Meqënëse analizat e tregojnë mikrobiologjikish të pastër atëherë jepjani ta hajë atë copën e djathit të larë te lumi Gjanica asaj punëtores së laboratorit “Vesa”.
    Nëse ajo nuk sëmuret dhe mbijeton, vazhdohet me punëtoret e tjera deri te titullari i laboratorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *