• |
ide | kryesore

Zjarr në Memaliaj, digjen rreth 2 Ha tokë bujqësore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një zjarr i madh ka përfshirë një tokë bujqësore dhe kullotë në Memaliaj.

Flakët e zjarrit kanë qenë tepër agresive deri në momentin e ndërhyrjes nga ana e zjarrfikësve të Memaliajt.

Ata vendosën perimetrin e zonës dhe bënë të mundur ndalimin e avancimit të flakëve në drejtimin verior.

Ngjarja ka ndodhur në Moglia, rreth 5 km në veri të Memaliajt.

Flakët kanë djegur më shumë se 2 hektarë tokë bujqësore dhe kullotë.

Zjarrfikësit e Memaliajt po luftojnë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *