• |
ide | kryesore

Alex Rodriguez flet për Jennifer Lopez: Njeriu më i talentuar në botë

-Instant, Paparazzi



Alex Rodriguez ka folur së fundmi për marrëdhënien e tij me ish të fejuarën, Jennifer Lopez.

Gjatë një interviste me Martha Stewart në episodin e të mërkurës të podcast-it të saj, “The Martha Stewart Show”,Rodriguez lavdëroi këngëtaren.

“Ja çfarë do t’ju tregoj për Jennifer-in dhe u thashë disa prej kolegëve të mi këtu një ditë më parë, ajo është njeriu më i talentuar që kam qenë ndonjëherë përreth,”deklaroi ai. “Punëtore. Dhe unë mendoj se ajo është interpretuesja më e madhe në botë.”

Rodriquez dhe Lopez fillimisht filluan të takoheshin në shkurt 2017, por i dhanë fund katër vjet më vonë, vetëm disa muaj pasi ai i propozoi për martesë.

“Shikoni, ne kaluam shumë mirë,” deklaroi lojtari i bejsbollit duke reflektuar për marrëdhënien e tyre. “Më e rëndësishmja, ne gjithmonë i vendosim fëmijët përpara dnë çdo gjë që bëjmë.”

Alex është babai i Natasha, 17, dhe Ella, 14, me ish-gruan e tij Cynthia Scurtis, ndërsa Jennifer  është nënë e binjakëve 14-vjeçarë Emme dhe Maximilian me ish-bashkëshortin Mark Anthony.

Në kohën e ndarjes, dyshja lëshuan një deklaratë duke thënë se “e kuptuan se ishin më mirë si miq”.Që atëherë, aktorja e “Marry Me” ka rindezur dashurinë e saj me Ben Affleck – me të cilin ishte fejuar shkurtimisht në vitin 2004. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *