• |
ide | kryesore

Edhe Shoqata gjermane kundër amnistisë fiskale “Efekte negative, i padrejtë për bizneset që paguan taksat”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas Dhomës amerikane të tregtisë, është shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) që del kundër amnistisë fiskale.

“Aprovimi i këtij ligji të vetëm do të realizonte disa të ardhura të shpejta në buxhetin e shtetit në terma afatshkurtër, por në terma afatgjata do të sillte gjithashtu me vete efekte negative, si nxitja e bizneseve formale për të kaluar në informalitet me shpresën e një amnistie të dytë fiskale,” thuhet në njoftimin për mediat.

“Një pikë tjetër shumë e rëndësishme është “Tatimi i posaçëm” në nenin 16 të Projektligjit. Një tatim kaq i ulët (5%, 7% dhe 10%) për formalizimin e parave dhe aseteve të pa deklaruara, jo vetëm që është i padrejtë kundrejt bizneseve që kanë paguar detyrimet e tyre në kohën e përcaktuar nga legjislacioni në fuqi me një përqindje shumë herë më të lartë, por njëkohësisht do të nxisë informalitetin në të ardhmen,” thuhet më tej në deklaratë.

Projekti për amnistinë fiskale është shpërndarë për konsultim nga qeveria që thotë se emigrantët shqiptarë kudo në botë kanë të drejtë të sjellin në Shqipëri paratë e tyre.

Por kufiri i lartë i shumave të padeklaruara të parave, deri në 2 milionë euro ka ngritur dyshime se nisma nuk do të krijojë lehtësi për emigrantët e ndershëm, por për ata që kanë pasur fitime nga trafiku i drogës, shfrytëzimi i prostitucionit apo aktivitete të tjera kriminale jashtë vendit.

Komisioni Evropian është shprehur kundër nismës, që nxit pastrimin e parave të pista, ndërkohë, Dhoma Amerikane dhe Shoqata Gjermane kujtojnë se kritikat e viteve të shkuara për amnistinë fiskale nuk janë marrë parasysh.



3 Comments

  1. Ne profesionisteve te lire do te na e fusi me taksa te larta. Nderkohe bobi nga Londra vjen me 2 milion euro dhe paguan vetem nje shume minimale. Ku eshte ideja njehere, amnisti deri ne 2 milion euro? Kush eshte ai person qe i paska mbledhur me ndershmeri aq leke? Pervec kokaines dhe korrupsionit, s’ka mundesi tjeter.

    1. Profesionisti i lire ka kohe qe nuk paguar tatim mbi fitimin sikurse as dividendin. çuditerisht ne Shqiperi nuk llogaritet tatimet mbi te ardhurat por behet dallim edhe per llojin e kompanive, persone fizik etj. Pa marre parasysh qe Personi fizik po behet edhe me 100 punetore.

  2. Profesionisti ka vetem dy vjet qe nuk paguan tatim fitimi dhe tvsh,dhe kjo per arsye politike,se u ul pragu i tatim fitimit dhe tvsh.
    Ne kte kuptim,profesionisti ka nje biznes dhe njelloj me te,nuk ka paguar as tatim fitimi as tvsh edhe nje biznes i zakonshem deri 10 milion tvsh dhe deri 14 milion tatim fitimi.
    Atehere cili qenka faji i profesionistit ktu? Deri ne 2020 ai e kishte pragun e tvsh 0,pra paguante çdo muaj tvsh.
    Por ne dallim nga nje biznes tjeter,a i dini kostot qe paguan nje profesionist?
    Ai aderon ne nje organ te caktuar,psh kontabilisti,eksperti kontabel eshte anetar i nje shoqate profesionale,dhe qe te mbaje profesionin i duhet te trajnohet vazhdimisht,me pagese sigurisht.Perveç trajnimit,duhet te paguaje kuota vjetore,testime.
    Nderkohe duhet te trajnoje stafin,te rinovoje teknologjine,etj.
    Dhe me sistemet aktuale me te cilat punon eshte gjithmone ne riskun e mospermbushjes se detyres per shkak te mos funksionimit te sistemeve.
    Shto ketu stresin me te cilin perballet nga ndryshimet e pa fundme ligjore,afatet,mos gjetjes zgjidhje nga institucionet qe krijojne probleme…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *