• |
ide | kryesore

Erdogan i gjen skuadër për 29 minuta: miqësia me presidentin i vlen shumë Ozil

-Instant, Sport, Video



Përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme eksperienca e Mesut Ozilit te Fenerbahçe. Ish-ylli i Arsenal mbërriti në Stamboll vetëm 18 muaj më parë, por kontrata e tij është prishur në orët e fundit. Gjermani nuk kishte luajtur që nga marsi, kur u përjashtua nga skuadra pas një debati me trajnerin e përkohshëm të atëhershëm Ismail Kartal. Kontrata e tij do të skadonte pas dy vitesh, por të mërkurën, ajo u ndërpre me marrëveshje të përbashkët.

Fenerbahce e konfirmoi lajmin me një deklaratë zyrtare të publikuar në faqen e klubit dhe kanalet e mediave sociale: “Është rënë dakord që kontrata mes klubit tonë dhe Mesut Ozil të ndërpritet me marrëveshje të ndërsjellë. I urojmë suksese për pjesën tjetër të karrierës”.

Pra, a do të duhej 33-vjeçarit të kërkonte një ekip të ri? Jo. Istanbul Basaksehir, një klub shumë i afërt me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi menjëherë ardhjen e mesfushorit. Lajmi mbërriti në kohë rekord, pas më pak se gjysmë ore, 29 minuta më saktë pas njoftimit të Fenerbahce për prishjen e kontratës. Klubi turk ndau një postim në Twitter ku shkruhej thjesht “@ M10”, një tag profilit të Ozil. Postimi u shoqërua nga një këngë e njohur turke “Kir Zincirlerini” (Të thyej zinxhirët) nga këngëtari Tarkan.

Istanbul Basaksehir është një nga skuadrat më ambicioze të Turqisë dhe ka bërë një mori nënshkrimesh në vitet e fundit, nga Robinho dhe Demba Ba te Emmanuel Adebayor. Në sezonin 2019-20 ata fituan Super Ligën Turke, ndërsa sezonin e kaluar përfunduan në vendin e katërt.

Ozil, gjatë qëndrimit të tij 18 mujor në Fenerbahce, grumbulloi vetëm nëntë gola dhe tre asiste. Kampioni i Botës 2014 iu bashkua skuadrës së tij të zemrës pasi kontrata e tij me Arsenalin u ndërpre. Marrëdhënia e tij me klubin, megjithatë, u përkeqësua vetëm një vit pas mbërritjes së tij. Pavarësisht thyerjes së mardhënies me Kartal, Ozil insistonte vazhdimisht në faktin se donte të “kontribuonte” dhe të ndihmonte skuadrën, por gjërat nuk shkuan ashtu siç priste. Gjermani i thotë tani lamtumirë Fenerbahçes, por jo Stambollit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *