• |
ide | kryesore

Gafa qesharake e UEFA-s: harron Eintracht e Superkupa bëhet Real Madrid-Roma

-Instant, F1, Sport



Një gafë që bëri të buzëqeshin tifozët, sidomos ata të Romës. UEFA ka publikuar detajet e shitjes së biletave për Superkupën europiane të planifikuar për të mërkurën, më 10 gusht. Në Helsinki të Finlandës do të sfidohen fituesi i Champions League Real Madrid dhe kampioni i Europa League Eintracht Frankfurt.

Vetëm se UEFA sic duket u ngatërrua ca, sepse në profilin e saj në Twitter e zëvendësuan gabimisht klubin gjerman me atë të verdhekuq, duke shkruar se Reali do të sfidonte Romën. Skuadra e Mourinhos triumfoi në Conference League, por fitorja e Tiranës nuk do t’i lejojë verdhekuqtë të marrin pjesë në Superkupën europiane.

Postimi, gjithësesi, u fshi menjëherë nga UEFA dhe u zëvendësua me atë të duhurin. Shitja e biletave për ndeshjen do të nisë më 19 korrik dhe tashmë tifozët janë në pritje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *