• |
ide | kryesore

Hyri në det të shpëtonte dy të mitur, por u mbyt vetë, policia a Durrësit zbardh ngjarjen e rëndë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka reaguar në lidhje me humbjen në det të të riut në plazhin e Bisht Pallës. Blutë e Durrësit bëjnë me dije se i riu u fut për të nxjerrë nga ujërat e detit dy të mitur, por ndërkohë që i ka shpëtuar ata, nuk ka mundur të dalë vetë. Kërkimet për gjetjen e tij vijojnë, por tashmë kanë kaluar shumë orë që prej momentit kur kishte mbetur në ujërat e detit.

Njoftimi i policisë

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në Sektor Rinia, Durrës, shtetasi A. K., rreth 18 vjeç, dyshohet se është futur në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Shtetasi A. K. nuk ka mundur të dalë në breg. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Kufitare, të cilat po kërkojnë në det, për gjetjen e tij.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *