• |
ide | kryesore

Napoli provon t’i ‘vjedhë’ Dybalan Interit e Romës: telefonata e Spallettit mund të ndryshojë gjithçka

-Instant, Sport



Në shtëpinë e Napolit, plaga e shkaktuar nga shitja e një kolone të skuadrës si Kalidou Koulibaly (e kombinuar me lamtumirën e Insigne) mund të shërohet vetëm me një goditje që vjen me një impakt të ngjashëm, megjithëse në një repart tjetër: ajo që të çon te Paulo Dybala. Luciano Spalletti ka folur fjalë të rëndësishme për të dhe e sheh argjentinasin si lojtarin perfekt për Osimhen, koncepte që tekniku ia ka shpjeguar përmes telefonit Dybalas, në një bisedë që të dy kanë pasur në orët e fundit, siç shkruan Gazzetta dello Sport.

Nga fjalët në vepra, duke qenë se sipas Rosea, klubi i Aurelio de Laurentiis i ka dorëzuar Jorge Antun propozimin e parë zyrtar për Dybalan: kontratë pesëvjeçare me vlerë 5 milionë euro me bonuse të lidhura me paraqitjet, golat dhe objektivat e ekipit, që do të rrisnin pagën vjetore në 6 milionë euro e më shumë. Të drejtat e imazhit nuk do të ishin problem pasi Napoli tashmë ka marrëveshje me lojtarë të tjerë që mbajnë sponsorin teknik të Joyas.

Një propozim në përputhje me atë të bërë për Koulibaly për rinovimin, përpara se të merrej vesh vendimi i senegalezit, e që është në një nivel me atë të Interit. Dybala i ka dhënë vetes një javë kohë për të zgjidhur nyjet e së ardhmes së tij: do të presë Marottën deri më 20 korrik, pastaj do të ndihet i lirë të shikojë seriozisht një skuadër tjetër. E atëherë Napoli fillon të ëndërrojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *