• |
ide | kryesore

Saburtalo festë në Tiranë, Partizani del jashtë me penallti: Atanaskoski, Rrapajt dhe Maget fundosin Mehmetin

-Instant, Sport



Zhgënjim i madh. Nuk ka emër tjetër eleminimi në raundin e parë të Conference League për Partizanin, pasi kishte fituar ndeshjen e parë 0-1 në Gjeorgji. E megjithatë, Saburtalo kthehet në rezultat me një gol të Guliashvili dhe e con ndeshjen deri te penalltitë, për të rrëmbyer kualifikimin në Tiranë, duke nxjerrë të kuqtë nga Europa. Atanaskoski, Rrapajt dhe Maget gabuan nga 11 metra, duke i dhënë një faturë të rëndë Mehmetit dhe Partizanit.

Të fortë në rezultatin 0-1 të ndeshjes së parë, të kuqtë kërkuan të luanin me kujdes ndaj Saburtalos, që luajti me besim se mund të arrinte kualifikimin, besim që iu konsolidua që në vajtje me rastet e panumërta të humbura para portës së Teqjas. Gjeorgjianët ishin më insistues në pjesën e parë, ndërsa Partizani preferoi të mos rrezikonte, duke menduar më tepër për mbrojtjen: Guliashvili në minutën e 30 e, më pas, Tabatadze e Sikharulidze provuan pa i bërë keq Teqjas. Në pjesën e dytë, goditja e Rrapajt në të 50 që ishte edhe rasti më i mirë i ndeshjes, dha idenë e një ndryshimi kursi të ndeshjes, por në të 53 një kundërsulm i Saburtalos dënoi të kuqtë me Guliashvilin që fiksoi rezultatin në 0-1.

Gjeorgjianët ishin më të rrezikshmit edhe më pas, por Partizani rezistoi në shtesa, duke ia lënë gjithcka në dorë penalltive. E pas gabimit të dyfishtë të fillimit të Jinjolava dhe Atanaskoski, situata erdhi në favor të të kuqve me Rrapajn që mund të shënonte penalltinë e fundit që do t’i kualifikonte në raundin e dytë, Mesfushori gaboi dhe më pas ishte Maget që humbi penalltinë vendimtare që kualifikoi gjeorgjianët.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *